Kurban Bajrami, Presidenti Begaj uron besimtarët: T’i ofrojmë solidaritet, dashuri dhe mirësi njëri-tjetrit, familjeve tona dhe Shqipërisë

348
Sigal

Presidenti Prof. Bajram Begaj u ka uruar besimtarëve myslimanë ditën e Kurban Bajramit. Në një postim në Facebook, Begaj thekson se duhet t’i ofrojmë solidaritet, dashuri dhe mirësi njëri-tjetrit, familjeve tona në Shqipëri dhe kudo ku janë për një jetë më të mirë.

Ja postimi i plotë:

Uroj të gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe kudo ku janë gëzuar festën e Kurban Bajramit!
Sakrifica në emër të besimit në Zot është mesazhi që përcjell kjo festë.
Le të jetë kjo ditë një mundësi ku të gjithë të sakrifikojmë sadopak nga vetja jonë.
T’i ofrojmë solidaritet, dashuri dhe mirësi njëri-tjetrit, familjeve tona dhe Shqipërisë.
Uroj çdo të mirë dhe vetëm mbarësi gjithmonë!