E trishtë në Peqin, 56-vjeçarja humb jetën në banesë, gjendet pas disa ditësh

79
Sigal

Një grua është gjetur sot e pajetë në banesën e saj në Peqin. Sipas policisë gruaja 56 vjeçe dyshohet se ka ndërruar jetë disa ditë më parë, për shkaqe natyrore.

Njoftimi i policisë:

Peqin/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, në fshatin Lolaj, është gjetur e pajetë në banesën ku jetonte vetëm, nga të afërmit e saj, shtetasja K. Ç., 56 vjeçe, e cila paraprakisht dyshohet se e ka humbur jetën disa ditë më parë, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.