Statuja e Ramës, rrëzohet si ajo e Enverit Hoxhës

624
Sigal

Një statujë e Edi Ramës është vendosur nga një grup të rinjsh te bulevardi “Dëshmorët e Kombit” atje ku po zhvillohet protesta e 9 kombëtare e opozitës së bashkuar.

Statuja, ka në këmbët e saj, një thes me vota dhe një me euro, duke simbolizuar kështu blerjen e votave nga Edi Rama.

Në 20 shkurt 1991 u rrëzua statuja e Enver Hoxhës, e cila u tërhoq zvarrë në atë kohë nga sheshi “Skënderbej” deri në “Qytetin Studenti.

Ndërsa sot simbolikisht është rrëzuar statuja e Edi Ramës.