Monika Kryemadhi: Protesta paqësore, largimi i Ramës mbyllë trazicionin

438
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në protestën e 9-të të opozitës është shprehur se Rama kërkon të izolojë Shqipërinë.

“Sot shqiptarët janë më të vendosur se kurrë për tiu bashkuar Europës. Protesta do të jetë paqësore, Largimi i Ramës mbyll tranzicionin e zymtë e lëngues të Shqipërisë. Shqipëria është gati për ndryshimin e madh, aspirata jonë Shqipëria si gjithë Evropa.

Ëndrra e Ramës izolimi i shqiptarëve. E ardhmja e të rinjve është shpresa e Shqipërisë, fati i Ramës mynxyrë për vendin. Shteti po sillet si bandit me qytetarët. Rama ka zgjedhur përçarjen dhe provokimin ndërsa në paqen dhe mirëkuptimin. Beteja me krimin e ulur në qeveri është pa kthim. Shqiptarët jetojnë në skamje për shkak të Ramës.

Opozita po shpëton vendin nga gremina ku po e çon Rama. Asnjë kompromis me grabitjen e votës së lirë nga kriminelët e qeverisë. BILD vërtetoi krimin e tmerrshëm zgjedhorm do ju shkojmë deri në fund. Rama i tmerruar nga drejtësia pas të vërtetave të Bild dhe nuk i shpëton dot drejtësisë”, u shpreh Monika Kryemadhi.