“Non-grata” e Sali Berishës/ Këlliçi: Nuk është e përjetshme, ju tregoj rastin konkret kur është hequr

246
Sigal

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se non-grata e vendosur ndaj ish kryeministrit, Sali Berisha nuk ishte e përjetshme dhe më tej tregoi rastin konkret kur një vendim i tillë ishte hequr. Sipas Këlliçit, rasti ishte regjistruar në Indi ku i njëjti person që u shpall non-grata në vitin 2005, më pas në vitin 2014 u zgjodh kryeministër dhe për të u organizua një pritje në Shtëpinë e Bardhë.

Deputeti i PD, Belind Këlliçi:

Deklarata e DASH ka thënë se nuk shtrihen në kohë, primaret është e gjitha demokratike. Kryeministri i Indisë në 2005 u shpall ‘non grata’, iu refuzua hyrja në SHBA, por zoti Modi në 2014 u zgjodh si kryeministër i Indisë. Mund të shihni fotot edhe kur ishte ‘non grata’ në pritje zyrtare në Shtëpinë e Bardhë. Nuk e kam parë që ‘non grata’ shtrihet përjetë. Kjo përgjigje e DASH nuk e mbyll dosjen. Nuk do të gjeni fakte që ‘non grata’ është e përjetshme.