Berisha: PD-ja më e fuqishme se kurrë! Në zgjedhje për t’u dhënë shqiptarëve, qytetarët e parë më të mirë

184
Sigal

I ftuar në Çim Peka Live, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, koalicioni opozitar Shtëpia e Lirisë do tu ofrojë qytetarëve shqiptarë, qytetarët e parë më të mirë në këto 6 bashki.

Ish-kryeministri Berisha theksoi se Partia Demokratike është sot më e fortë se kurrë, pasi grupi që përfaqëson Basha është një grup i lidhur këmbë e xhep të lidhur me qeverinë, ka konfiskuar vulën me dhunën e qeverisë dhe vjen pas një zinxhiri disfatash nga më të rëndat.

Fakti që nuk ka pasur hatërmbetje në primare, a vjen kjo edhe ngaqë këto zgjedhjet duken të pamundura për të fituar, pasi është e ndarë në 2 pjesë, skanë pse zihen për një gjë që është e pamundur për të fituar?

Berisha: Në aparencë duket ashtu por në thelb PD-ja është më e fuqishme se kurrë sot. PD-ja nuk është ndarë pasi është një grup i lidhur këmbë e xhep të lidhur me qeverinë, ka konfiskuar vulën me dhunën e qeverisë dhe vjen pas një zinxhiri disfatash nga më të rëndat.

Por PD-ja shkon në këto zgjedhje të bëjë çdo përpjekje për tu dhënë qytetarëve shqiptarë, qytetarë të parë më të mirë ndonjëherë.