Kina feston 70-vjetorin/ Dje ambasada e R. P Kinës, festoi Ditën e Themelimit, ku morën pjesë miq, personalitete dhe Trupi Diplomatik

483
Sigal

Festohet në Tiranë 70-vjetori I Themelimit të Republikës Popullore të Kinës

Dje në orën 19.00 në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës, SH.T.Z.  Zhon Ding dhe Znj. Lyu Renhong  organizuan një pritje  në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Ky  vit përkonte me një jubile të  veçantë sikurse ishte 70-vjetori i Themelimit të Republikës Popullore të Kinës. Në këto festime merrnin pjesë politikanë,  intelektual, diplomat, artist, përfaqësues të medias, trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë, artistë dhe këngëtarë të ardhur posaçërisht nga  R.P. e Kinës dhe nga Shqipëria. Këtë event të rëndësishëm e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z.Ilir Meta, Kryetari i Parlamentit Shqiptar z. Gramoz Ruçi,  miq dhe dashamirës të R.P. të Kinës. Pas fjalimit të mbajtur nga Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës, SH.T.Z.  Zhon Ding, të pranishmit nën tingujt e melodisë shqiptare dhe kineze uruan për Festën e 70-vjetorit.