Presidenti Meta pret në takim Ambasadoren e Kanadasë: Bashkëpunim në fushën politike dhe atë të sigurisë

279
Sigal

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka pritur në takim Ambasadoren e Kanadasë.

Kreu i Shtetit vlerësoi bashkëpunimin në fushën politike e atë të sigurisë dhe falenderoi që prioritetet e asistencës së qeverisë së saj për Shqipërinë janë mbrojtja e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

“Shumë i lumtur të prisja sot Ambasadoren e Kanadasë, Sh.E.Znj Alexandra Bugailiskis.
Falenderova Ambasadoren që prioritete të asistencës së qeverisë së saj për Shqipërinë janë mbrojtja e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Vlerësova bashkëpunimin në fushën politike dhe atë të sigurisë në kuadër të NATO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.
Inkurajova për më shumë investime kanadeze në Shqipëri.
Shpreha mirënjohjen e thellë për integrimin model të diasporës shqiptare në Kanada.
Kërkova sa më shpejt ratifikimin e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore, që do të ndihmonte shumë komunitetin shqiptar në Kanada.
Shpreha bindjen se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona do të forcohen edhe më shumë në të ardhmen”,-shkruan Presidenti Meta.