Makina devijon nga rruga në Gramsh, plagoset rëndë shoferja 30- vjeçare

136

Një automjet ka dalë nga rruga në Gramsh dhe si pasojë është plagosur rëndë drejtuesja e tij, Klara Hoxha.

30-vjeçarja ishte duke udhëtuar me automjet kur makina e saj tip ‘Golf’ doli nga rruga afër fshatit Mashan.

Ajo është transportuar menjëherë në gjendje të rëndë në spitalin e Gramshit.