Shpërndante kokainë, arrestohet 24 vjeçari në Durrës

324
Sigal

Një 24 vjeçar në Durrës u arrestua nga policia për shpërndarje të lëndëve narkotike kōkainë.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij, oficerët sekuestruan 11 doza kōkainë të cilat shtetasi me iniciale E.P. i shiste në lagjen nr. 1 në Durrës.

Gjithashtu policia sekuestroi 1 peshore elektronike, 2 automjete, 2 telefona celular dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

“Në vijim të operacioneve të shumta për goditjen e veprimtarisë krīminale të shpërndarjes së drōgave të forta, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i një hetimi disa javor të ndjekur me metoda speciale të hetimit, arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Durrës” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.