Fluturojnë 280 milion lekë, KESH nuk gjen dot faturat e shpenzimeve

Humor shqiptar/ Në kulmin e krizës së energjisë, KESH ka shpenzuar mbi 280 mln lekë për ndërgjegjësimin e qytetarëve, se sit ë kursejnë energjinë. Vetëm prodhimi i spotit prej 1 minutë e 28 sekonda, ka kapur shifrën rekord prej 250 mijë euro. KLSH dhe krimi ekonomik të hetojnë fshehjen e faturave dhe mungesën e transparencës për aferën

250 mijë euro ka shpenzuar Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare në kulmin e krizës energjitike për të ndërgjegjësuar qytetarët që të kursejnë energjinë. Vetëm prodhimi i spotit prej 1 minutë e 30 sekondash ka kapur shifrën rekord prej 28 milionë lekë të vjetra.

 250 mijë euro ka shpenzuar Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare në kulmin e krizës energjitike për të ndërgjegjësuar qytetarët që të kursejnë energjinë. Për t’i thënë qytetarëve se mbrohen nga qeveria, u transmetua ky spot që më shumë duket si reklamë se sa ndërgjegjësim.

Sigal

Kontrata për prodhimin dhe transmetimin e këtij spoti u lidh mes KESH-it dhe subjektit “Le Spot Productioin”, me administratore znj. Mirjona Rada.

Vetëm prodhimi i spotit prej 1 minutë e 30 sekondash ka kapur shifrën rekord prej 28 milionë lekë të vjetra. “Ora Neës” i ka kërkuar informacion KESH-it se si është shpenzuar shuma prej 250 mijë eurosh ofruar për ndërgjegjësimin e qytetarëve për kursimin e energjisë. Administratori i KESH-it refuzon t’i përgjigjet kësaj pyetje dhe nuk na vë në dispozicion asnjë faturë të shërbimeve të kryera nga “Le Spot Productioin” edhe pse sipas nenit 4 të kontratës së lidhur mes dy palëve ofruesi i shërbimit duhet të sigurojë faturë të rregullt tatimore mujore deri në përfundim të kontratës.

Duke qënë se ndergjegjësimi ynë si qytetarë nuk kushtoi pak, por plot 250 mijë euro, i kërkuam në mënyrë të përsëritur z. Ergys Verdho të bëjë transparencë me qytetarët, duke i kërkuar, sipas ligjit, të na vendosë në dispozicion kopje të shërbimeve të kryera nga “Le Spot Productioin” në përmbushje të kontratës së lidhur me KESH-in.

Por mesa duket kur vjen fjala te shifrat dhe faturat, administratori i KESH-it preferon t’i mbajë “sekret” dhe është i vendosur të shkelë ligjin “Për të Drejtën e Informimit”, duke fshehur faturat dhe duke mos bërë transparencë me median dhe qytatarët edhe pse e ka detyrim ligjor.

Mungesa e transparencës bën që të ngrihen dyshime të arsyeshme se kemi të bëjmë me abuzim të fondeve publike.

Ndaj, disa pyetje publike kemi për administratorin e KESH-it, Ergys Verdho:

A ishte domosdoshmëri ofrimi i 250 mijë eurove për ndërgjegjësim, apo ishte një qokë që KESH-i duhet ta bënte?

A i keni faturat e shërbimeve të kryera nga subjekti “Le Spot Productioin”?

Nëse po, përse i fshihni dhe nuk bëni transparencë?

A zhduken miliona euro në institucionet shtetërore dhe dosjet e errëta që “flenë” nën tavolinën e drejtuesve të institucioneve?