Rajna Kovaçi: Irene Papas, një nga 10 gratë më me influencë në Greqi

 Dhjetë gratë greke me ndikim të madh në Historinë e Greqisë

Irene Papas është përcaktuar një nga 10 gratë më me influencë në Greqi

Sigal

Ato janë: Irene Papas, Maria Kalas, Dora Bakojani, Laskarina Boubulina, Katina Paksinou, Melina Merkuri, Katerina Sakellaropoulou, Nana Mouskouri, Sofia Bekatorou, Mbretëresha Sofia.

Gratë greke me ndikim kanë luajtur rol vendimtare në historinë e Greqisë, madje datojnë që nga antikiteti. Ky është rasti për Greqinë moderne, ku kaq shumë gra ndryshuan dhe formësuan vendin  e tyre sot. Por vemë re se ka gra me origjinë shqiptare dhe arvanitase, që janë pjesëe kësaj liste të rëndësishme.

Irene Papa e kryeson listën e grave më të famshme greke

Emri i saj i vërtetë ishte Erini Lelekou- e më pas Irene Papas Lelekou. Artistja e famshme greke u lind në fshatin e Ciliomodit në rrethinat e Korintit. E ëma, Eleni Prevezanou ishte arsimtare dhe i ati, Stavros Lelekos, jepte mësim dramaturgjie klasike në shkollën Sofikós të Korinthit. Vetë aktorja në një intervistë, e pyetur se përse ishte kaq ezmere, është përgjigjur se “I ngjaj nënës sime. Ajo ishte ezmere si unë. Ajo vinte nga Epiri, ndërsa im atë vinte, sipas gjasave, nga Shqipëria. Ndoshta jam shqiptare ose gjysmë shqiptare. Peloponezi është plot e  përplot me shqiptarë”. Irena Papa ishte jo vetëm një aktore me famë botërore, por edhe këngëtare. Ka interpetuar me nivel shumë të lartë artistik në 70 filma. Karrjera e saj zgjati më shumë se 50 vjet. Vendosi të largohet nga skena në vitin 2003, në moshën 77 vjeçe. Që në fillimet e lojës së saj ajo ra në sy të producentëve dhe regjizorëve botëror, jo vetëm për bukurinë e saj të rrallë, por edhe për talentin e jashtëzakonshëm. Irena e ka pranuar origjinën e saj shqiptare, në një intervistë ajo ka thënë se:” Nëna ime ishte nga Epiri, ndërsa babai im ishte shqiptar. Pranoj të jem shqiptare ose gjysëm shqiptare. ” Ajo lindi në 3 shtator 1926 në Athinë. Që në moshë të vogël e filloi karrjerën e saj artistike. Këndonte dhe kërcente shumë bukur. Kreu studimet e larta në shkollën e dramës në Teatrin Kombëtar të Athinës. Roli i parë i saj ishte “Armët e Navarone” dhe “Zorba Greku” Ajo u konsiderua si mishërimi i bukurisë greke. E filloi karrjerën artistike që në moshën 10 vjeçare në variete. Roli i saj i parë në kinematografi ishte “Engjëjt e humbur “/1950/. Ka luajtur role kryesore dhe veçanërisht të heroinave të tragjedive klasike greke për të cilat ka pasur një tërheqje të veçantë duke qenë edhe nga ana e jashtme “e prerë” për rolet e tragjedive klasike. Debutoi me shumë sukses në kinematografinë botërore e veçanërisht në atë italiane, franceze dhe amerikane. U bë shumë e njohur  me interpretimin në filmin grek “Nekropolita “/Qytet i vdekur, 1951. Me këtë film ra në sy të kineastëve italianë dhe lidhi një kontratë me kompaninë Lux Film ku interpretoi  në shumë filma. Më pas ajo u angazhua në filma amerikanë dhe produksione italoa-merikane, anglo-amerikane, spanjolle-amerikane, greko-amerikane etj duke u shndërruar gradualisht në një aktore shumë e kërkuar me famë ndërkombëtare. Ajo në shumë filma ishte personifikimi i interpretimit të roleve të heroinave të tragjedive e veçanërisht të tragjedive klasike greke edhe si pasojë e fizikut dhe bukurisë klasike. Së bashku me Melina Merkurin dhe Katina Paksinou, u takon atyre si artiste që kapërcyen kufijtë kombëtarë dhe arritën të sigurojnë një karierë të suksesshme ndërkombëtare. Interpretoi  filma te regjisorëve më të njohur të kohës si Robert Ëise, Mihail Kakojanis, nga Jorgo Xhavella tek Elio Petri, Alberto Latuada dhe Françesko Rosi, nga Kosta Gavras tek Ray Guerra,etj


Interpretoi rolet kryesore të heroinave të tragjedive si atë të Elektrës, Klitemestrës, Penelopës, Antigonës, perandoreshës Teodora, Katerina e Aragonës, rolin e vejushës në filmin “Zorba”, të gjyshes në filmin “Erendiras”, etj. Në vitin 1959 Irena interpretoi gjithashtu rolin e heroinës të revolucionit greke, arvanitasen trime Laskarina Bubulinës. Irene ishte në rangun e “yjeve “ të kinemasë botërore jo vetëm nga fiziku dhe paraqitja e jashtme, por kryesisht në sajë të mjeshtërisë artistike duke evokuar tragjeditë e lashta me interpretimet e roleve. Ajo ka interpretuar kryesisht role klasike stoike dhe epike. Ajo  u bë një aktore e preferuar dhe një “yll” ndërkombëtar. Në karrjerën e saj artistike ajo ka interpretuar përkrah aktorëve të njohur si Antoni Kuin, Zhan Maria Volonte, Bekim Fehmiu, Marlon Brando, Katerinë Hepbërn, etj. Interpretoi në mbi 80 role në kinema dhe televizion ndër të cilët:“ Të pabesët “ dhe “ Drama nella Casbah “/prodhim italo-amerikan ,1953/;“ Perandoresha Teodora “ dhe “ Attila “ /prodhime italiane, 1954/;“Antigona“/1960/,“The Guns of Navarrone“ /prodhim angloamerikan,1961/; “Elektra“ /1962/;“Zorba “/1964/; “I dëshpëruari “/ prodhim amerikano-spanjol, 1967/;  “Aventurat e Uliksit “ / ku rolin e Uliksit e intepretoi aktori i njohur shqiptar Bekim Fehmiu/ e shumë role të tjerë në kinematografi dhe televizion. Për interpretimet e saj të shquara në kinema dhe teatër Irena Papas është nderuar me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare si: Aktorja më e mirë në interpretimin e rolit të Elektrës në filmin me të njëjtin titull në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit zhvilluar në Selanik, 1962, si aktorja më e mirë nderuar nga Bashkimi i kritikëve të Filmit grek, 1962, si aktorja më e mirë në rolin e dytë në filmin “Z” nga New York Film Critics Circle, 1969; aktorja më e mirë në filmin “The TrojanWomen”nga National Board of Rew, 1971; me çmimin Distinguished Achievement Award nga Hamptons International Film Festival.1993; me çmimin e karierës për interpretim në Teatër, 1993 “ Flaiano”; me çmimin e karrierës nga Madrid National Arts Institution, 2000; me çmimin e karrierës nga International Festival Women’s films, 2000; me titullin Doktor i Arteve dhe letrave nga Universiteti i Romës, 2001; me çmimin e karierës Woman of Europë etj. Një nga miqtë e saj më të afërt ka qenë gjithashtu aktori i madh Marlon Brando.

E dyta në listë pas Irene Papas renditet

Melina Merkouri     

Sikurse edhe aktorja tjetër greke me famë ndërkombëtare Melina Merkouri ka regjistruar disa disqe, që kanë marrë statusin e muzikës klasike greke dhe janë bërë shumë popullore. Disqet e saj janë titulluar “Ode dhe Rapsodi” që përmbajnë 15 këngë dhe himne. Ajo mori çmimin Aktorja më e mirë në vitin 1961 në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin për Antigone dhe e njëjta gjë në vitin 1971 nga Bordi Kombëtar i Rew për The Trojan Ëomen. Top of FormBottom of FormIishte një aktore, këngëtare dhe politikane greke. Ajo mori një nominim për Oscar dhe një çmim të Festivalit të Filmit në Kanë për interpretimin e saj në filmin e vitit 1960 “Kurrë të dielën”. Merkouri gjithashtu u nominua për tre Golden Globes dhe dy çmime BAFTA në karrierën e saj të aktrimit. Më vonë në jetë, Merkouri u bë politikan. Ajo iu bashkua partisë së qendrës së majtë PASOK dhe ishte mike e liderit të partisë Andreas Papandreu. Ajo u zgjodh deputete e Parlamentit Helen dhe në tetor 1981, Merkouri u bë ministrja e parë femër e Kulturës dhe Sporteve në Greqi.

 

Katerina Sakellaropoulou

Katerina Sakellaropoulou është Presidentja e parë femër e Greqisë. Presidenca e Republikës Greke Katerina Sakellaropoulou, që nga 13 marsi 2020, është femra e parë e zgjedhur nga parlamenti si Presidente. E lindur në Selanik, ajo studioi drejtësi në Universitetin Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës dhe kreu studimet pasuniversitare për të drejtën publike në Universitetin Paris II. Në tetor 2015 ajo u emërua Nënkryetare e Këshillit të Shtetit dhe në tetor 2018 u bë kryetarja e parë femër e gjykatës, pas votimit unanim. Zgjedhja e saj u bë pasi qeveria e Syriza-s, e konsideroi të kaluarën e saj progresive në çështje të tilla si mjedisi dhe të drejtat e njeriut. Më 15 janar 2020, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, e propozoi për postin e Presidentit të Republikës së Greqisë, ku ajo u zgjodh më 22 janar 2020 me 261 deputetë që votuan pro në Parlamentin prej 300 vendesh.

Mbreteresha Sofía of Spain

Mbretëresha Sofia e Spanjës qëndroi pranë kryeministrit Kyriakos Mitsotakis gjatë një vizite në Greqi në vitin 2021. Zyra e Shtypit e Kryeministrit grek Mbretëresha Sofia e Spanjës ka lindur në vitin 1938 në Greqi. Ajo është fëmija i parë i Mbretit Pal të Greqisë dhe Frederikës së Hanoverit, dhe ka lindur si Princesha Sophia e Greqisë dhe Danimarkës. Sofia u bë anëtare e familjes mbretërore spanjolle dhe shërbeu si mbretëreshë e Spanjës gjatë mbretërimit të burrit të saj, mbretit Juan Carlos I, nga 1975 deri në 2014. Ajo përfundoi arsimin e mesëm në një shkollë në Gjermani përpara se të kthehej në Greqi, ku u specializua për kujdesin e fëmijëve, muzikë dhe arkeologji. Ajo u martua me Juan Carlos në 1962 dhe ka tre fëmijë prej tij: Elena, Cristina dhe Felipe. Djali i tyre Felipe VI është mbreti aktual i Spanjës.

Nana Mouskouri

Nana Mouskouri në vitin 1966, një vit para se të publikonte albumin e saj të parë, tërësisht në frëngjisht. Nana Mouskouri është një këngëtare greke. Gjatë karrierës së saj mbresëlënëse muzikore, ajo publikoi mbi 200 albume dhe këngë në të paktën njëmbëdhjetë gjuhë të ndryshme, duke përfshirë greqisht, frëngjisht, anglisht, gjermanisht, holandisht, italisht, portugalisht, spanjisht, hebreisht, kinezisht dhe korsikisht. Mouskouri u bë e famshme në të gjithë Evropën me këngën “The Ëhite Rose of Athin”, Ajo u bë një yll televiziv shumëgjuhësh dhe kultivoi një imazh të veçantë për shkak të syzeve të saj  të zeza, të cilat ishin të veçanta për atë kohë. Mouskouri u bë zëdhënëse e UNICEF-it në vitin 1993 dhe u zgjodh në Parlamentin Evropian si deputet grek nga viti 1994 deri në 1999.

Dora Bakoyannis

Dora Bakojanis është ish-politikane e rangut të lartë grek. Ajo është një politikane greke dhe një nga gratë më të rëndësishme greke të shekullit të 21-të. Nga viti 2003 deri në vitin 2006, ajo ishte kryetare e Bshkisë e Athinës dhe kryetarja e parë femër në historinë e qytetit. Nga viti 2006 deri në vitin 2009 u emërua Ministre e Punëve të Jashtme të Greqisë, posti më i lartë që ka mbajtur ndonjëherë një grua në kabinetin e Greqisë. Që nga viti 2021, asnjë grua nuk ka mbajtur një pozicion më të lartë në qeverinë greke se Bakojanis nga 2006-2009. Bakojanis ishte e martuar me gazetarin Pavlos Bakojanis dhe kanë dy fëmijë, Aleksian dhe Kostasin. Në vitin 1989, bashkëshorti i saj, i cili ishte deputet i zgjedhur i Parlamentit Helen, u vra nga anëtarë e grupit terrorist të 17 Nëntorit.

Sofia Bekatorou  

Sofia Bekatorou, kampionia greke e lundrimit, filloi lëvizjen Hellenic Me Too pasi zbuloi një episod ngacmimi dhe abuzimi seksual, që përfshinte një anëtar të lartë të Federatës Helenike të Lundrimit (HSF). Historia ndodhi në dhomën e tij të hotelit, menjëherë pas stërvitjes për Olimpiadën e Sidneit 2000. Dha një intervistë që shkaktoi një mori dorëheqjesh në HSF dhe bëri jehonë masive në të gjithë Greqinë. Përfundimisht frymëzoi një numër aktorësh që të vinin përpara me historitë e tyre ngacmimet dhe abuzimet seksuale. Lojërat Olimpike Verore 2016 në Rio de Zhaneiro, hapën Kutinë e Pandorës së ngacmimeve seksuale në Greqi.

Maria Kallas

Maria Kallas ishte një nga këngëtaret më të njohura të operës së shekullit të 20-të. Soprano greke, ishte një nga këngëtaret më të famshme dhe me ndikim të operës së shekullit të 20-të. Ajo ka lindur nga prindër grekë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1923, por ka marrë arsimin muzikor në Greqi dhe ka krijuar karrierën e saj në Itali. Marrëdhënia e saj me manjatin grek Aristotle Onassis është një temë kryesore e diskutimit për shumë vite në mbarë globin, dhe për fat të keq shpeshherë jeta e saj e turbullt personale la në hije talentin e saj të jashtëzakonshëm. Thashethemet dolën për jetën e saj të dashurisë, grindjet e saj me këngëtarët e tjerë të operës, që shumë besojnë se janë arsyeja e rënies së karrierës së saj muzikore. Në vitin 2006, Opera Neus tha për të: “Afro tridhjetë vjet pas vdekjes së saj, ajo është ende përkufizimi i divës si artiste – dhe ende një nga vokalistët më të shitur të muzikës klasike”. Emri i saj i vërtetë ishte Cecilia Sophia Anna Maria Kalogeropoulos.

Katina Paxinou

  Katina Paxinou mahniti audiencën me interpretimet e saj të jashtëzakonshme të aktrimit, duke fituar një çmim Oscar në 1943. Ajo ishte një aktore filmash dhe skenash. Ajo lindi në vitin 1900 dhe u bë një nga aktoret më të famshme në mbarë botën gjatë gjysmës së parë të shekullit të 20-të. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo jetoi në Mbretërinë e Bashkuar, por shpejt u transferua në Shtetet e Bashkuara, ku bëri debutimin e saj në film në vitin 1943 “Për kë bien Këmbanat”. Performanca e saj në filmin artistik të vitit 1943 u vlerësua gjerësisht dhe ajo mori çmimin e Akademisë (Oscar) për aktoren më të mirë dytësore dhe Golden Globe Aëard për aktoren më të mirë dytësore.

Laskarina “Bouboulina” Pinotsis

Laskarina Pinotsis, e njohur edhe si “Bouboulina”, ka lindur në 1771; Në kundërshtim me çdo kategori shoqërore të pushtuar nga “ogurët” e asaj kohe, veprimet dhe guximi i saj luajtën një rol jetik në pavarësinë greke. Pinotsis luftoi në Luftën e Pavarësisë Greke në 1821, duke shërbyer si komandant detar i anijes së saj, të cilën ajo e kishte pajisur me fondet e saj. Bouboulina u vra në 1825 si rezultat i një grindjeje familjare në ishullin Spetses. Ajo konsiderohet si një nga “oguret greke” më me ndikim të të gjitha kohërave dhe ajo përkujtohet në të gjithë vendin. Në ishullin Spetses, Muzeu Bouboulina ndodhet në rezidencën 300-vjeçare të burrit të dytë të heroit detar, Bouboulis, dhe pasardhësit e saj ende jetojnë atje. Statuja e saj qëndron gjithashtu në portin në Spetses. Rrugë të ndryshme në të gjithë Greqinë dhe Qipron janë emëruar për nder të saj, veçanërisht rruga Bouboulina pranë Universitetit Teknik Kombëtar të Athinës (Polytechnio) dhe Muzeut Arkeologjik Kombëtar të Athinës.

                               Një jetë plot magji dhe emocione e Irene Papas

 

Megjithatë, njerëzit ende sot diskutojnë fenomenin Papas, jeta e saj personale dhe historitë e saj janë shpesh po aq fokus bisedash sa është trajektorja e saj e karrierës e përbërë nga mbi shtatëdhjetë filma. Kur ishte vetëm 21 vjeç, ajo u martua për herë të parë me regjisorin Alkis Papas. Fatkeqësisht, kjo martesa nuk zgjati shumë dhe ata u divorcuan katër vjet më vonë, në 1951. Ndoshta kapitulli më tërheqës i jetës romantike të Papas erdhi tre vjet më vonë, në 1954. Ky është viti kur Papas takoi njeriun që më vonë do ta quante dashuria e jetës së saj, kur aktorja e re greke filloi të takohej me Marlon Brando. Brando konsiderohet si një nga aktorët më me ndikim në filmin e shekullit të 20-të dhe ai ishte në kulmin e karrierës së tij në vitet 1950, kur takoi Papas. Dyshja u takuan fshehurazi dhe kishin një lidhje të gjatë dhe intensive larg syve të publikut. Pesëdhjetë vjet më vonë, pas vdekjes së Brandos, Papas foli publikisht për këtë çështje. “Unë kurrë nuk kam dashur një burrë ashtu siç kam dashur Marlon. Ai ishte pasioni i madh i jetës sime, absolutisht njeriu për të cilin më interesonte më shumë dhe gjithashtu ai që vlerësoja më shumë, dy gjëra që përgjithësisht janë të vështira për t’u pajtuar”, tha Papas për aktorin legjendar të The Godfather. Thuhet se Marlon Brando ishte dashuria e jetës së saj. Martesa e dytë ishte në vitin 1957 me producentin  José Kohn; kjo martesë nuk zgjati shumë. Ajo është tezja e regjisorit Manousos Manousakis dhe aktorit Aias Manthopoulos. Megjithatë, njerëzit janë më pak të vetëdijshëm për një aspekt tjetër magjepsës të jetës së Papas, që ishin pikëpamjet e saj politike. Papas ishte një liberale e përjetshme dhe në vitin 1967, kur junta ushtarake greke erdhi për herë të parë në pushtet, ajo bëri thirrje për një “bojkot kulturor” kundër “Rajhut të Katërt”. Kundërshtimi i saj i ashpër publik ndaj regjimit nënkuptonte se kur junta konsolidoi pushtetin e saj në 1967, Papas shkoi në mërgim. Ajo jetoi në Itali dhe Nju Jork gjatë diktaturës ushtarake greke të asaj kohe. U kthye në Greqi në vitin 1974 pasi mbaroi diktatura ushtarake. Ajo e ndau kohën mes Athinës dhe shtëpisë së fëmijërisë së saj në Chiliomodi, fshati ku kishte lindur pranë Korintit. Papas vazhdoi aktrimin në Romë dhe ndërkombëtarisht për vite me radhë. Paraqitja e saj e fundit ishte  në filmin portugez të vitit 2003 “A Talking Picture” Më pas aktorja u tërhoq nga skena dhe vazhdoi të banojë në Greqi. Tragjikisht, në vitin 2013 Papas u sëmur me Alzheimer deri sa u largua nga kjo jetë. Vitet e fundit jetoi larg syve të publikut, por mbetet ikonë duke lënë gjurmë të thella jo vetëm në artin dhe kulturën e Greqisë por edhe në mbarë botën. Enciclopedia ‘Italiana’ e përshkroi Papasin si bukuri tipike mesdhetare, me zë të mrekullueshëm si në të kënduar ashtu dhe në aktrim, shumë e talentuar dhe me shpirt të pasur. Irene Papas ka luajtur rolin e Bouboulinas. Irene e ka luajtur rolin e Boubulines dhe është  një nga rolet e saj të hershme, por me shumë ndikim, Bouboulina është filmi i vetëm biografik i heroinës së famshme trimëreshes dhe një nga filmat historikë të mirë mbi Revolucionin Grek. Një prodhim me buxhet të ulët dhe një mundim dashurie, trimerie, lufte. Filmi paraqet një përshkrim kronologjik të jetës së Laskarina Bouboulinës duke u fokusuar në shpirtin e saj të lirë, forcën e saj mendore dhe fizike dhe përkushtimin e saj për çështjen e çlirimit kombëtar.