Olta Xhaçka, ministrja në hetim nga SPAK për skandalet e pronave të ushtrisë, emërimet e trafikantëve deri te ato në kërkim

164
Sigal

 Por teksa po vijojnë hetimet, ministrja e Jashtme ndodhet përballë tri fakteve që e bëjnë atë “strehë” të kriminelëve dhe trafikantëve të drogës.

Olta Xhaçka punësoi motrën e Nuredin Dumanit në Ministrinë e Jashtme

Fakti i parë është punësimi i motrës së Nuredin Dumanit në Ministrinë e Jashtme. CNA publikoi me dokumenta në qershor të vitit 2022 skandalin që përfshinte Olta Xhaçkën. Motra e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, Xhuljana Dumani u punësua në një strukturë të posaçme ku kalojnë informacionet konfidenciale të NATO-s dhe partnerëve ndërkombëtarë. Për më tepër asaj iu dha certifikata e sigurisë së NATO-s. Ministria e Jashtme asakohe nxitoi të reagonte dhe të justifikohej për këtë skandal. Fillimisht e mohoi, por më pas, kur u gjend përballë fakteve e dokumentave e pranoi punësimin e Xhuljana Dumanit.

Ish-këshilltari i Xhaçkës në kërkim ndërkombëtar për mashtrim

Fakti i dytë lidhet me Amant Josifin, këshilltarin e Xhaçkës gjatë kohës që ajo drejtonte ministrinë e Mbrojtjes. Ish-këshilltari i ministres është një person në kërkim ndërkombëtar, i cili është përfshirë në një skemë mashtrimi 24 miliardë euro përmes “Call Center”-ave. Nga hetimet e SPAK-ut, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, del se biznesmeni 33-vjeçar, ish-partner i Olsi Ramës, ishte pronari i 6 qendrave të mashtrimit telefonik në Shqipëri të lidhura me kompaninë ‘Milton Group’. Për më tepër në media është raportuar se Xhaçka i ka dhënë Josifit gradën diplomatike “Sekretar i Dytë”.

Olta Xhaçka emëron diplomate bashkëshorten e narko-trafikantit turk

Dhe fakti i tretë ka të bëjë me akuzat e ngritura sot nga zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo. Në një deklaratë për shtyp, Garo tha se ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka emëruar Sekretare të Dytë në Konsullatën shqiptare në Stamboll Juna Harkën. Ajo deklaroi se Harka nuk ka punuar as edhe një ditë në diplomaci dhe për më tepër është bashkëshortja e shtetasit turk Ramazan Keskin, i cili është kreu i një organizate kriminale aktive në narko-trafik. Për bashkëshortin e diplomates së Xhaçkës, ka një urdhër-arrest europian që në vitin 2020. Në fillim të shkurtit të këtij viti, dy javë përpara se Juna Harka të emërohej në Stamboll, SPAK-u vendosi në sekuestro pasuritë në Shqipëri të bashkëshortit të saj. E megjithatë kjo nuk e ndaloi ministren që t’i japë një pasaportë diplomatike. Pra, këto janë tri fakte që implikojnë ministren e Jashtme. Olta Xhaçka, pavarësisht se është denoncuar në media, nuk flet, por bën “një vesh shurdh e një sy qorr”. Por e vërteta është vetëm një, ne kemi një ministre që ka punësuar motra trafikantësh droge e bashkëshorte kriminelësh dhe ka pasur këshilltar një mashtrues që sot kërkohet nga SPAK./ CNA.al