Gjykata Kushtetuese i jep kohë për provat shtesë Presidencës, për Teatrin

311
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Gjykata Kushtetuese i jep kohë për provat shtesë Presidencës, për t’i paraqitur për çështjen e ligjit të Teatrit Kombëtar. Brenda datës 8 qershor ora 12:00 duhet që të sillen dokumentet e listuara nga kërkuesi, ndërsa la afat datën 10 qershor për shpjegimet shtesë, pasi të paraqiten dokumentet e reja. Gjykata Kushtetuese nuk ka vlerësuar thirrjen e dëshmitarëve në këtë proces. Sipas Kushtetueses, secila palë duhet të paraqitet me nga një ekspert që kanë njohuri të posaçme për çështjen. Seanca e radhës pritet që të mbahet në datën 15 qershor, ndërsa në periudhën mes dy seancave, palët duhet të paraqesin provat e pretenduara, që do i shërbejnë dhënies së një vendimi të drejtë nga Kushtetuesja. Po ashtu, Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesat e palëve për të sjellë konkluzionet e ekspertëve të zgjedhur nga ata. Këshilltari i Presidentit Meta, Bledar Dervishaj, kërkoi më shumë prova nga institucionet, si dhe dëshmitarë. “Është e rëndësishme që para gjykatës të thirren individë të interesuar, artistë dhe ekspertë si dëshmitarë në këtë çështje. Janë dy anetarë të parlamentit Italian të cilët kanë ngritur çeshtjen e teatrit dhe jane te gatshem te behen pjesë e kesaj seancë si dëshmitarë. Kërkojmë që të merren si dëshmitarë për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, Erion Veliaj, Bujar Leskaj dhe Albana Vokshi; gjithashtu janë dy anëtarë të parlamentit italian, të cilët kanë ngritur çështjen e teatrit dhe janë të gatshëm të bëhen pjesë e kësaj séance, si dëshmitarë,” tha Dervishaj. Padia në Kushtetuese u bë nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, në vitin 2019, i cili kundërshton ligjin special për ndërtimin e teatrit të ri, si dhe kalimin e truallit në pronësi të Bashkisë Tiranë. Në Padinë e Presidentit, thuhet se ligji është antikushtetues, pasi paracakton garën.

Provat shtesë që kërkoi Presidenca

Kopje të shitblerjes së pronës truall nga Francesko Jakomoni dhe trashëgimtarëve të familjes Libohova, ku u ndërtua Teatri Kombëtar.

1. Kopje të lejes së ndërtimit nga Mbreti Zog për ndërtimin e teatrit.
2. Kopje e projektit të arkitektit për ndërtimin e teatrit.
3. Akte që vërtetojnë ndryshimin e qëllimit të përdorimit të godinës.
4. Kopjen e praktikës së shpalljes së Ansamblit të Teatrit, monument kulture.
5. Hartat e përdorura për shpalljen e kësaj zone të trashëgimisë historike.
6. Kopje të diskutimeve shkencore të Monumenteve të Kulturës 2004-2007 që ka vlerësuar monumentet historike në qendrën e Tiranës.
7. Listën e plotë të ndërtesave të përfshira në qendrën historike.
8. Kopje të praktikës institucionale ku pasqyrohet identifikimi i nevojës për miratimin e ligjit special për Teatrin
9. Konsultimet para dhe pas hartimit të këtij ligji të posaçëm.
10. Mendimet e të gjitha institucioneve të përfshira gjatë konsultimit.
11. Diskutimet në këshillin e ministrave për këtë çështje.
12. Kopje të akteve se si Bashkia Tiranë ka ndërprerë negociatat për godinën.
13. Procesverbalet e komisionit të posaçëm, nëse ai ka zhvilluar negociata me kompani të interesuara për të ndërtuar teatrin e ri dhe kostot financiare të secilës ofertë.
14. Kostot e gjetjes dhe përballimit të konsulencës.
15. Si u arrit në përfundimin që Shteti arriti në përfundimin për ta ndërtuar vetë, me para publike, dhe jo me koncesion.
16. Si u kalua trualli nga Ministria e Kulturës në pronësi të Bashkisë Tiranë? Duam praktikën e kësaj procedure.
17. Kopje të akteve të nxjerra para gjatë dhe pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
18. Veprimet e Kryetarit të Bashkisë Tiranë pas kërkesës së KLSH-së për të pezulluar veprimet me teatrin deri në shprehjen e gjykatës.