MB: Shkatërrohen disa ferma dhe biznese, 3 mijë ha tokë nën ujë

670
Lushnja dhe Shijaku janë dy prej zonave më problematike si pasojë e vërshimit të ujrave. Në Shijak llogariten rreth 3 mijë hektarë tokë nën ujë ndërkohë që nën monitorim është edhe lumi Shkumbin i cili ka prurjet më të mëdha historike në vend sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë. Ndërkohë autoritetet po mbajnë nën kontroll argjinaturat e dëmtuara. Situate e vështirë përmbytjesh paraqitet në Lushnjë dhe Shijak.Drejtori i tokës dhe ujërave Irfan Tarelli bën me dije se aktualisht 3 mijë hektarë tokë ndodhen nën ujë në zonën e Shijakut si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Irfan Tarelli: “Me daljen nga shtrati të lumit Erzen , me prurje të jashtëzakonshme kemi praktikisht nga informacionet para një ore rreth 3 mijë hektarë sipërfaqe të përmbytur të cilat përfshijnë zonën e Katundit, zonën e Sukthit dhe përgjatë brigjeve të këtij lumi. Gjithashtu prurje të jashtëzakonshme gjatë natës së mbrëmshme dhe sidomos herët në mëngjes ka patur lumi Shkumbin për rreth 2 mijën metër kub për sekondë që mund ta quajmë prurje historike , e papërballueshme në situata të tilla.” Aktualisht Ministria e Bujqësisë ka nën vëmendje ndërhyrjet në diga dhe argjinatuarat e lumenjve por nëse reshjet vazhdojnë situata pritet të jetë e vështirë.

Irfan Tarelli: “Në qoftë se reshjet janë të tilla brenda disa orësh kalojnë 80 mm shi, vadimi i ujit nuk mund të bëhet për 3 , 4 orë. Edhe teorikisht është e pamundur. E rëndësishme është që me masat parandaluese dhe monitorimin moment pas momenti të bëjmë më të mirën e mundshme çka nënkupton përforcimin e argjinaturave , kontrollin e tyre sistematik.” Ndërkohë në Lezhë situata e përmbytjeve po shkon drejt stabilizimit pasi ujërat kanë filluar të tërhiqen.
Sigal