Operatorët turistikë: Të zerohen taksat vendore

324
Sigal

Në prag të çeljes së sezonit, operatorët turistikë të Pogradecit, kërkojnë lehtësi fiskale. Zerimin e të gjitha taksave dhe tarifat vendore për periudhën e mbetur të këtij viti,  e konsiderojnë si të vetmen mundësi për t’i mbijetuar krizës, në kushtet kur rezervimet e vendasve janë minimale, ndërsa të të huajve janë anuluar deri në shtator.

Bashkia e Pogradecit i është përgjigjur kësaj kërkese, duke i përjashtuar operatoret turistike nga taksat vendore edhe për muajin maj. Por ajo e vlereson të pamundur heqjen e tyre deri në fund të vitit, pasi bizneset i sigurojnë buxhetit një pjesë të rëndësishme të të ardhurave.

Këshilli bashkiak ka rishikuar gjithashtu mënyrën e tarifimit për hapësirat dhe plazhet publike. Pjesa më e madhe e hapësirës së plazhit në Pogradec këtë verë do të jetë publike, ndërsa bashkia ka pastruar dhe sistemuar më shumë se 4 km vijë bregliqenore.