Panik në Tiranë, 58-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i banesës dhe ndërron jetë

159
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë.

Një 58-vjeçare është hedhur nga kati i tretë i banesës dhe ka ndërruar jetë.

Njoftimi:

“Më datë 14.07.2022, në rrugën “Konferenca e Mukjes”, është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë, shtetasja B. N., 58 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.