Përplasen dy makina në aksin Fier-Seman

264
Sigal

As kufizimi i lëvizjeve dhe as festa e Fitër Bajramit nuk i ndal aksidentet rrugore në Shqipëri.

Pak minuta më parë, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Fier-Seman, në vendin e quajtur Fermë Çlirim.

Siç shihet në videon e mëposhtme, makinat kanë pësuar dëme të konsiderueshme por fatmirësisht nuk ka patur lëndime në njerëz.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.