Këshilltarët e djathtë në zonat e përmbytura, Olli: Veliaj la qytetarët vetëm dhe u largua

569
Reshjet kanë shkaktuar jo pak probleme edhe në kryeqytet, ku disa zona janë përmbytur plotësisht për shkak të daljes së Lanës dhe lumit të Tiranës nga shtrati. Sot këshilltarët e PD-së, në këshillin bashkiak kanë vizituar zonën pranë Maternitetit të ri, ku Leonard Olli nuk ka ngurruar sërish të akuzojë kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj se la qytetarët vetëm dhe u larguar.
“Bashkia donte të fshihte vizitën e Veliajt në Sri Lanka. Veliaj la qytetarët vetëm dhe u largua. Veliaj bëri parashikimin e motit, por nuk mori masa”, tha Olli.
Sigal