“Me qetësi dhe drejtësi!”,Tedi Blushi i përgjigjet Spiropalit: Moj e çmendura E. edhe për grushtin e shtetit keni konsensus nga SHBA dhe BE?

398
Sigal

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta ka ironizuar me reagimin e ministres Elisa Spiropali kundër kreut të shtetit.

Duke e cilësuar si absurd qëndrimin e Spiropalit që thotë se ka konsensusin e SHBA dhe BE, Blushi shprehet; “Mbani fort oligarkët se ata janë të besës. Sa për popullin, do e shihni shumë shpejt! Edhe pak durim! Me qetësi dhe drejtësi!”

Reagimi i plotë i Tedi Blushit:

Moj e Çmendura E., po edhe për grushtin e shtetit keni marrë konsensusin e SHBA-BE? Se Venecian që vetë e kërkuat, po vetë e përzutë!

Megjithatë, ne nuk nxitohemi! Po presim edhe opinionet zyrtare të EURALIUS-it. Se kështu mashtruat ju edhe për opinionet që nuk ekzistojnë të KED, Shkollës së Magjistraturës, dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që shkëlqeu me delegjitimimin e ligjit tuaj anti-kushtetues të betimit buzë Lanës.

Mbani fort oligarkët se ata janë të besës.

Sa për popullin, do e shihni shumë shpejt!

Edhe pak durim!

Me qetësi dhe drejtësi!

Për gjuhën jashtë kontrollit, nuk kemi koment, se ti na udhëheq në këtë drejtim bashkë me Skënderbeun tënd.