Si po e pret Tahiri vendimin e gjykatës

447
Sigal

Janë mbushur tashmë 7 orë që kur trupa gjykuese është mbyllur në dhomën e Këshillimit për të vendosur mbi fatin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky i fundit ka qëndruar pothuajse shumicën e kohës në ambientet e gjykatës së Krimeve të Rënda ose pranë saj.

Ajo që raportojnë gazetarët që ndodhen në këtë gjykatë është se Tahiri është parë mjaft i stresuar që çështja po zgjat kaq shumë. Ai është parë disa herë të hyjë dhe të dalë brenda për të konsumuar cigare. Për pak kohë qëndroi edhe në një nga lokalet prane gjykatës. Ai iu tha gazetarëve në seancën e fundit se “kjo ishte beteja e jetës së tij”.

Seanca nisi në orën 09:00 dhe Tahiri u paraqit në gjykatë me avokatin dhe të afërm të tij. Në gjykatë nuk munguan as sot përfaqësues të ambasadës amerikane, të cilët e kanë ndjekur qysh prej fillimit procesin.