Librazhd/ PS, shkelje të hapur të ligjeve që përcaktojnë rregullat e materialeve propagandistike zgjedhore

280
Fotot më poshtë pasqyrojnë një shkelje të hapur blatante të ligjit. Ndërkohë nuk gjejmë asnjë përgjigje ndaj këtij fenomeni. Asnjë veprim përveçse heshtjes së Zv. Kryeministres Mandija, Policisë së Shtetit dhe Komisionit Qendror Zgjedhor. 
Në Bashkinë Librazhd Kryetari i Bashkisë ka muaj që ka braktisur detyrën duke u angazhuar në fushatë dhe nuk u shërben qytetarëve.
Nuk do të mjaftonte kjo por bashkë me veten ka boshatisur të gjitha zyrat e administratës duke i shpërndarë në njësi administrative të cilët kërkojnë votën për subjektin politik Partia Socialiste pasi në të kundërt janë të kërcënuar për të humbur vendin e punës.
Gjithashtu gjatë kësaj kohe vihet re që Librazhdi është kthyer në kantier ndërtimi me leje fushatë të dhëna nga Kryetari i Bashkisë Z. Kastriot Gurra në këmbim të votës për subjektin që ai përfaqëson.
Mbështetësit e Lëvizjes Socialiste për Integrim shantazhohen nga Kryetari i Bashkisë, por jo vetëm, edhe nga Z. Enver Shkurti. Bëhet presion për vendin e punës, por jo vetëm kaq. Kërcënimet e tyre i kalojnë dhe arrijnë deri në kërcënime për jetën.
Librazhdin e ka privatizuar Z. Taulant Balla bashkë më Z. Kastriot Gurra.