Gramsh/ Ja si shkelet ligji dhe rregullat e përcaktuara për fushatën

679
Fotot më poshtë pasqyrojnë një shkelje të hapur blatante të ligjit. Ndërkohë nuk gjejmë asnjë përgjigje ndaj këtij fenomeni. 
Asnjë veprim përveçse heshtjes së Zv. Kryeministres Mandija, Policisë së Shtetit dhe Komisionit Qendror Zgjedhor.
1. Në Uzinën e Çekinit, Gramsh janë bërë 20 punësime dhe se gjithë punonjësit merren me fushatë duke punësuar Kryetarët e PS të qytetit (Sadik Bajrami), Trashovicë (Bled Murati), Sult (Niko Miraka), Sotires (Kryeplaka)
2. Kryetari i FRESH-it punësuar në Uzinë Çekin nuk shkon fare në punë duke u marrë gjatë gjithë kohës me fushatë
3. Algert Zani ushtarak në uzinën Çekin nuk vjen fare rri në punë me Aldi Muftarajn (biznesmen i vënë tërësisht në shërbim të PS)
4. Ndërkohë administrata e ish komunave, Luan Kokla në Kuker, Gani Paja në Poroçan dhe Samit Agolli në Kodovjat e Pishaj bëjnë presione me ndihmën ekonomike duke kërkuar vota për PS.
5. Presione bëhen dhe nga biznesmeni Aldi Myftaraj (para tre javësh mori tender mbi një milion euro nga Kryetarja e Bashkisë, Luljeta Dollani) dhe ka bërë dhjetra punësime në të zezë në mkëmbim të votës për PS si në ish komunat Sult dhe Poroçan.
6. Drejtori OSE Gramsh, djali i Kryetarit të PS, Sadik Bajrami bëjnë fushatë dhe presion gjatë gjithë kohës
7. Kryetarja e Bashkisë së PS, Gramsh, Znj. Luljeta Dollani nëpërmjet njerëzve të saj bën presion me ndihmën ekonomike, heqje nga puna, punësime mbi qytetarët në këmbim të votës për PS. 
Sigal