Aktorja amerikane kishte në trup kokainë, heroinë dhe ekstazi kur vdiq

404
Raporti i autopsisë tregon se aktorja amerikane Carrie Fisher kishte në trup kokainë, heroinë dhe ekstazi kur u sëmurë në aeroplan një vit më parë, por hetuesit nuk mundën të përcaktonin se çfarë ndikimi kishin drogërat e gjetura në sistemin e saj imunitar.
Sipas raportit, Fisher mund të kishte marrë kokainë 3 ditë përpara se të udhëtonte me aeroplan më 23 dhjetor. Ajo vdiq 4 ditë më vonë. Substancat narkotike u zbuluan nga ekzaminimet toksikologjike të mostrave të marra nga viktima.
Zyrtarisht u tha se aktorja humbi jetën si pasojë e bllokimit të frymëmarrjes në gjumë, e kombinuar edhe me faktorë të tjerë
Sigal