Argjentina e “zhytur” në krizë , shpall gjendjen e emergjencës ushqimore

454
Sigal

Prej pak kohësh, Argjentina është zhytur në krizë, duke shkuar kështu drejtë një emergjence humanitare të paprecedent, që mund të vej në diskutim ushqyerjen e një pjese të mirë të popullsisë.

Lidhur më krizën që ka kapur Argjentinën,  Parlamenti dhe Senati ka miratuar një ligj të jashtëzakonshëm që parashikon një paketë masash për të përballuar urinë deri në vitin 2022.

Argjentina ka borxhe të pashlyera ndaj institucioneve ndërkombëtare, të cilat kapin shifrat mbi 57 miliardë dollarët.

Ndërkohë kriza thellohet edhe më tej me rënien e monedhës vendase, pesos, e cila javët e fundit ka rënë me 26% kundrejt dollarit, ndërkohë që çmimet e ushqimeve janë rritur duke u bërë të pa përballueshme për qytetarët.

Për të përballuar situatën e krijuar në Argjentinë, janë krijuar mensat sociale për të varfrit si dhe është dhënë ndihmë edhe nga organizata të ndryshme jo qeveritare.