Shkarkimi i Metës, Kreu i Komisionit të Venecias: Shpresoj që shqiptarët të jenë të zgjuar

155

Kreu i Komisionit te Venecias, Gianni Buquicchio, në një intervistë për A2, i pyetur a duhet të shkarkohet Presidenti Ilir Meta, u përgjigj: “Opinioni thotë se kishte një shkelje, por nuk ishte, sipas Komisionit, aq serioze sa të përbënte arsye për shkarkim të Presidentit”.

“Tani është një çështje politike, por unë shpresoj se shqiptarët do të jenë të zgjuar. Që të gjithë, nga Presidenti te Qeveria, te Parlamenti deri te opozita, ajo brenda dhe jashtë Parlamentit.

Të gjithë në Shqipëri duhet të marrin përgjegjësitë e veta, në interes të vendit dhe popullit”.

Buquicchio i bëri apel politikës që konfliktet e saj t’i zgjidhë përmes dialogut. Kjo duket se ishte formula e propozuar prej tij edhe për sa i përket konfliktit mes mazhorancës dhe Presidentit Meta.

“Tashmë opinioni u miratua. Unë bëra thirrje në fund të takimit që të gjitha forcat politike në Shqipëri të nisin një dialog të vërtetë, sepse ju keni nevojë për stabilitet, keni nevojë të bëheni bashkë për të mirën e shqiptarëve. Politika është politikë, por e rëndësishme është vullneti i shqiptarëve për t’u integruar në Bashkimin Europian.

Ju keni konsumuar kaq shumë kohë me konflikte politike”, u shpreh Buquicchio