Mes sheikëve dhe futbollistëve në Dubai, ish-Miss-i shqiptar në hall: Vajzat e bukura vështirë të gjejnë burrin ideal

697
Sigal

Ish-Miss-i shqiptar, Nikita Preka, e cila është ka mbaruar studimet për ekonomi në Londër, tashmë ajo jeton dhe punon në vendet arabe.

Në një intervistë Preka ka treguar se është e punësuar në një kompani konstruksioni dhe investimesh në Dubai.

Nga puna në këtë fushë, ish-missi shqiptar ka zbuluar se atje takon shpesh herë futbollistë të njohur, personazhe të famshëm, si dhe sheikë.

E pyetur në lidhje me punën dhe njerëzit që ajo punon, Preka është shprehur se janë njerëz të respektuar dhe mikpritës: Kam takuar sheikë në shumë vende, jo vetëm në Dubai. Janë njerëz të respektuar nga shoqëria dhe mikpritës.

“Jeta në Dubai është e bukur. Takon njerëz nga e gjithë bota, mund të bësh aktivitete të ndryshme, sporte të ndryshme e të tjera. Në marrëdhënie me meshkujt e ndiej veten mirë në çdo shtet që kam jetuar.

Mendoj që meshkujt të trajtojnë siç i vendos femra vetë standardet. Kam takuar sheikë në shumë vende, jo vetëm në Dubai. Janë njerëz të respektuar nga shoqëria dhe mikpritës.

Martesën nuk e mendoj, por ‘never say never’. Vajzat e bukura dhe të suksesshme që takoj e kanë të vështirë të gjejnë partnerin ideal, ngaqë ato kanë standarde të larta, ndërsa meshkujt nuk dinë se çfarë kërkojnë nga ana tjetër”.