Shkarkimi i Metës dhe shtyrja e zgjedhjeve/ Rama fluturon sot në Bruksel, ja kë do të takojë

735
Sigal

Teksa vijon prej më shumë se një ore takimi i kryeministrit Rama me ambasadorët, burime bëjnë me dije se kreu i qeverisë do të niset pasditen e sotme në Bruksel, ku do të ketë disa takime me zyrtarë të lartë atje.

Rama pritet që të takohet në Bruksel me Frederika Mogherinin dhe me kreun e Komisionin Euopian Jean Claude Juncker.

Mësohet se kjo vizitë e Ramës ka si qëllim diskutimin për çeljen e negociatave me Shqipërinë, vendimi final për të cilën do të jepen pas disa ditëve.

Ka pak gjasa që negociatat të çelen, pasi kundër Shqipërisë janë së paku katër shtete, përfshirë dhe Gjermaninë, Francën apo Holandën.

Ndërkohë që dhe situata politike në vendin tonë nuk është aspak e favorshme, sa kohë që presidenti Meta ka vendosur shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit.