Punonjësit e policisë e ushtarakët Rama: Qeveria kujdes të veçantë

430
Sigal

Qeveria shqiptare pavarësisht vështirësive ekonomike të trashëguara, do mbështesë gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura.
 
Gjatë një takimi me famijë e familjarë të policëve të rënë në krye të detyrës si dhe ushtarakëve më mision jashtë vendit, shefi i qeverisë Edi Rama tha se do ketë më shumë mbështetje për këto kategori. Kryeministri Rama the se do të bëhet gjithçka që fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës të mos ndiejnë mungesën e kujdesit prindëror.

Rama: Fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës, pjesë e Akademisë së Policisë pa konkurim

“Në radhë të parë gëzuar të gjithëve Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Jemi këtu për të zëvendësuar, e pamunudr në fakt të zëvendësojmë prindërit që mungojnë për shkak se janë të angazhuar në vijën e luftës, për një botë të sigurtë, për misione ushtarake jashtë Atdheut.  Dhe prindërit që mungojnë pasi  në misionin e tyre fisnik, ranë në krye të detyrës. Prindërit ushtarakë që ndihmojnë vendin tonë krak për krah me alenatët, në misione paqeruajtëse.  Janë 211 bashkëqyteratë që iu mungojnë grave e fëmijëve të tyre. 150 janë shpallur dëshmorë të atdheut, dhe kanë shënuar emrin në përjetësinë e altarit të Kombit, duke lënë pas boshllëk, kujtime të dhimbshme dhe një trashëgimi të ndritur për fëmijët e tyre. Ne jemi të vetdijshëm se çfarë do që të bëjëm nuk e kompesojmë dot humbjen. Do bëjmë gjithcka që fëmijët e policëve të rënë, të mos ndiejnë mungesën e kujdesit prindëror, të realizohet dhe në formën e investimit, për shkollim dhe studimet e larta. Sot me vendim të qeverisë sonë në Akademinë e Policisë, të gjithë fëmijët epolicëve të vrarë, pranohen pa konkurs. Dhe nuk është shkelje e konkurencës, po shprehje e bindjes se në këta fëmijë është trashëguar vlera të lartë e vitrytet për shërbim”, deklaroi Rama.