Tenderi i kamerave fitohet 10 herë më shtrenjtë, ndërkohë që laboratorët janë katandisur në kafaze

553
Sigal

Skandal me shkollat në Elbasan, të cilat janë pa lyer, laboratorët janë pa pajisje

Është bërë modë. Tenderët dhe koncesionet jep kush të mundet. Të gjitha institucionet shtetërore dhe bashkitë, të cilat janë në garë me njëra – tjetrën, kush mund të japë më shumë. Dallimi është, se me tender dhe koncesion jepen ato shërbime publike, në të cilat norma e fitimit është maksimale, pa bërë investime ose me investime minimale.

Kryebashkiaku Sejdini lë shkollat në mjerim

Kur jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, shkollat e Elbasanit janë në gjendje problematike. Nga ana tjetër, skandalet financiare vazhdojnë të shoqërojnë institucionet arsimore të vendit. Ky ka qenë thelbi i një mesazhi të dërguar në adresë të ish-kryeministrit Berisha. Ndër të tjera, në këtë mesazh denoncohet edhe tenderi i kamerave të shkollave, i cili është bërë me një kosto 10 here më të lartë nga vlera reale e investimit. Berisha akuzon Kryeministrin Rama dhe kreun e Bashkisë së Elbasanit Sejdini për këtë situatë. Ja postimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha: Ky është arsimi i braktisur i Kallam Dështakut dhe Don Lalës! Lexoni mesazhin e mësuesit digjital. sb. “Përshëndetje Z. Berisha. Në qytetin e Elbasanit shkollat janë pajisur me kamera sigurie në korridore dhe në ambientet e jashtme. Ndërkohë, që ka 3 vjet që as nuk lyhen me gëlqere shkollat. Sallat e informatikës janë në gjendje të keqe, (PC të vjetër dhe nuk mirëmbahen). Tenderi i kamerave është me një çmim 10 herë më të lartë nga kosto reale e investimit. Me të mira”.