Kërpaçi: Të votosh rilindjen do të thotë të shpopullosh Shqipërinë!

242
Sigal

Nga Floida Kërpaçi

Të votosh rilindjen do të thotë të shpopullosh Shqipërinë!

SOT jemi Vendi i 1️⃣ në Ballkan
dhe vendi i 2️⃣ në BOTË për numrin azilkërkuesve nga vendi ynë!

Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë të rinj. 78% e totalit të aplikimeve për këtë periudhë ishin deri në 34 vjeç.
Rilindja po punon çdo ditë që të jemi kampionat e azilkërkuesve në Botë!

Për rininë e nesërmja fillon sot! Ky mision është kombëtar për të shpëtuar dhe çliruar vendin nga një bandë që ka shkatërruar ekonominë, arsimin, shëndetësinë dhe ka vrarë besimin te vendi ynë.

Rilindja jo vetëm nuk do të votohet por do të ndëshkohet dhe do të mbaj përgjegjësi për strategjinë antiShqiptare që ka çuar vendin në këtë situatë.

25 prill është dita e fitores së familjeve, atdheut dhe të ardhmes sonë në Shqipëri me arsim cilësor, punësim të mirëpaguar dhe dinjitet🇦🇱