PS në Kuvend, Paloka nga çadra: Ende vazhdojnë të marrin vendime kundër shqiptarëve

461
Në ditën kur Kuvendi është mbledhur në seancë parlamentare, Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka folur nga çadra e protestës.

“Në atë sallë punohet kundër interesave të shqiptarëve, – tha ai. – Edhe këto javë ata vazhdojnë të miratojnë dhe marrin vendime kundër interesave ekonomike të shqiptarëve, se i tillë është parlamenti i bandave. Por ne jemi këtu që t’u japim mundësi shqiptarëve të zgjedhin për veten e tyre dhe çdo ditë që kalon, i afrohemi fitores.”

Paloka u solli në vëmendje protestuesve, fakte që po shqetësojnë opinionin ndërkombëtar për situatën në Shqipëri.

“Me paturpësi kanë arritur deri aty sa me paratë e drogës, me lidhjet mafioze, të tentojë të korruptojë dhe të huaj. Po javën që kaloi, jo “mediat e kazanit”, por dy media prestigjioze shkruajnë:

“New Europe”: Shqipëria, nga kanabisi tek korrupsioni…

“The Washington Times”: Zgjedhjet në Shqipëri në rrezik nga droga, zgjedhjet e lidhura me krimin.

Nuk besoj se ka shqiptar që nuk e sheh këtë situatë. Por ka shqiptarë dhe të huaj që edhe pas gjithë këtyre fakteve tronditëse, thonë atë shprehjen e famshme: Ku qëndron problemi këtu?

Por ne kërkojmë që gjithçka që ka shkuar keq të rregullohet se në 25 vite demokraci, shqiptarët që ende s’e kanë prekur endrrën e tyre, kërkon të ndryshojë.” 
Sigal