Ps-ja mbyll fushatën e zgjedhjeve për kryetar në bashkitë e n/prefekturës së Sarandës

506
Sigal

Agron MEMA

Sarandë: Dita e sotme, shënuar edhe si dita e Vitit të Ri me kalendarin e vjetër, për n/prefekturën e Sarandës ku përfshihen katër bashki, ka rregjistruar përfundimin e zgjedhjeve për kryetarët e partisë socialiste në rang bashkie. Fushata , e monitoruar nga deputeti Alket Hyseni, ka vijuar e qetë dhe pa shfaqur problematika me një proçes votimi të rregullt sipas statutit. Në përfundim të këtij proçesi janë zgjedhur në detyrën e kryetarit të PS-së së Delvinës zoti Izet Silaj, në Konispol Kristo Mallanezo, në Sarandë Ardian Kola (këta të tre në mandatin e dytë të tyre) dhe në Finiq Thoma Kallojeri. Ajo që ra në sy është fakti që PS-ja blindohet me kryetar drejtora, që në këtë mënyrë kryetari Edi rama del jashtë vetes së tij me një deklarim të bërë kohë më parë se kryetarët e partisë së bashkive nuk do të kenë poste drejtuese në administratë. Nuk dihet me saktësi ky ndryshim vendimi i zotit Rama dhe nuk kuptohet zgjidhja dhe zgjedhja se partia blindon drejtorat apo drejtorat blindojnë partinë. Në se qëndron e para fryn era e zgjedhjeve të parakohëshme dhe PS-ja merr masat e administrimit politik të fushatës zgjedhore, pavarsisht kompromentimit me administratën, nëse qëndron e dyta, kjo është tepër e frikshme për të arthmen integruese të vendit dhe shembullin apo modelin e keq politik autokratik deri në kufijt e monizmit që jepet. Por , mesa duket si fryjnë erërat politike, qëndron e para. Gjithsesi, pavarsisht postit politik dhe adminstrativ që mbajnë kryetarët e rizgjedhur dhe të sapozgjedhur, janë personalitete të respektuara në rrethin shoqëror dhe politik të të gjithë spektrit në jug të vendit.