Presidenti Meta homazhe para memorialit të Ibrahim Rugovës: Vizioni i tij euroatlantik për Kosovën

126

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar homazhe pranë varrit të Presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Me respekt e mirënjohje të thellë u përula me nderim para memorialit të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Vizioni i Tij euroatlantik për Kosovën, kontributet e jashtëzakonshme për paqe, liri, demokraci, për fqinjësi e bashkëjetese në rajon janë shembuj frymëzimi, përherë aktuale.

Historia e re e Kosovës dhe e kombit shqiptar ka në themelet e veta emrin dhe veprën e ndritur të Presidentit Rugova”, shkruan Meta.