Petrit Vasili: Në 16 shkurt kundër Edi Ramës hajdutit të votave, të tenderave dhe koncesioneve

491
Sigal

Fjala e kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së me strukturat e LSI-së në Njësinë nr. 8 në Tiranë

Para së gjithash, jo vetëm faleminderit që jemi së bashku, por mundësi e madhe që të tërë qytetarët e këtij qyteti, të pleqërojmë së bashku këtë hall të madh që na ka rënë në kokë. Ne na ka rënë jo vetëm halli i varfërisë, por edhe halli i çmendurisë. Ju e kuptoni fare mirë që ne nuk bëjmë më fjalë për një Kryeministër hajdut të paparë, kjo s’ka vend për ta diskutuar. Është sheshit dhe se dimë vetëm ne, por po të hapni Zërin e Amerikës, e dinë deri në Amerikë, e dinë në Angli dhe në të gjithë dynjanë. Ky ka pasur meritën e madhe që ta marri vesh e gjithë dynjaja se çfarë hajduti është.

Është edhe i marrë. Ju e keni parë që veprimet e tij, janë veprimet e një të çmenduri në kuptimin e plotë të fjalës. Ne duam që në radhë të parë mbi të gjitha të kemi normalitet dhe qetësi. Pse është kjo parullë? Pse është ky slogan? Pse e kemi përzemër ne e themi që

“Shqipëria është shtëpia juaj”?

Jemi menduar gjatë ne për këtë punë, se Shqipëria nuk është shtëpia jonë përderisa kemi një që na zaptuar shtëpinë. Për çfarë shkojmë me 16 shkurt? Me 16 shkurt shkojmë që ata të rinj që nuk kanë asnjë siguri për të nesërmen, që robërojnë familjet që i mbajnë në shkollë, e kur mbarojnë shkollën nuk dinë se çfarë do të bëjnë. Kanë një vend ku të shkojnë me 16 shkurt, se është një që thotë se kështu ndodh në të gjithë botën, s’ka problem që ikin, s’ka problem që ikin, le të iki e gjithë Shqipëria. Po ti? Ti rri në majë të karriges, nuk ka problem.

Pse do të shkojmë në 16 shkurt? Tërë këta mijëra njerëz që jetojnë në Tiranë, ia kanë vënë emrin biznes i vogël, nuk janë biznese të vogla, por janë aktivitete që mbajnë shpirtin gjallë. Punojnë anëtarët e familjes, e ndajnë në fund të muajit shumë më pak para se sa po të kishin një punë dhe të merrnin nga një rrogë. Mirë të tjerat, por as atyre nuk rrinë dot pa ua pirë gjakun. Por çfarë do bëjnë? Do ikin, se i mbushën mendjen gjithë dynjasë që nuk mungon asnjë në spital, thoshte sot ministrja. Gjithmonë e kam dëgjuar me kokën ulur, se thoja gjithmonë se gjëra mungojnë. Gjithmonë kam qenë i zemëruar me veten time, ndërsa këta janë të qetë dhe thonë që gjithçka është në vend.

Ka një llafe shumë të mirë një mikja e nënës time, “Këta të rrahin e s’të lënë të qash”. Kjo është sebepi i kësaj qeverie. Për një njeri që paguhet mirë, pse duhet të jetë me 16 shkurt atje? Se shikon një të çmendur që del nga dushi dhe thotë që është shumë i veçantë, sikur ç’po bën. Një pensionist nuk mund të jetë i qetë. Ju e dini, keni të moshuar nëpër shtëpia. A u dalin paratë për barna? Jo s’u dalin. A mund të ushqehen normalisht? Nuk ushqehen dot. Ka shumë prej tyre që edhe kafenë nuk e pinë dot. Ka shumë për tyre që mirë që nuk u del vetë, por kanë dhe fëmijët pa punë. Cila është përgjigja? Kështu ndodh në të gjithë botën, s’ka problem.

Kështu ndodh në gjithë botën, por ata të rrinë atje në krye të qeverisë.

Vinë e vjedhin atje 40 milion me një dorë. Por, 40 milion dini ju të nderuar qytetarë dhe ata që na ndjekin nga televizioni, por janë qindra milionë të tjera, që po i denoncojmë për ditë.

Ti i thua që shkollat janë të ftohta, ai del dhe thotë: jo nuk është e vërtetë, shkollat janë të ngrohta. Kur ti i thua që duhet të restaurohen këto shkolla, ata dalin e thonë: S’kemi lekë. Po për këto 27 milion euro kilometri i rrugës, a për ato paska.

Kur dalim ne e themi në konferencë shtypi se na doli centimetri i rrugës te Unaza e Re më i shtrenjtë se centimetri i floririt dolën e thanë: Kështu është në të gjithë botën, kështu është gjithandej. Kur u themi ne që në botë nuk ka kusarë se vete brenda, na thonë: Jo se ne kemi këtë kryeprokuroren tonë, e kemi zgjedhur me 69 vota, rri atje dhe ha përshesh me gjithë këta zorzopët e tjerë të Parlamentit dhe hajdutllëku vu.

Por, pse duhet të vijmë atë ditë secili nga ne në atë protestë të 16 shkurtit është se secili nga ne ka nga një gjë, nuk është askush i qetë. 16 shkurti është vendi i të tërëve.

Kryetarja e LSI-së tha një gjë shumë të madhe: Ne na ka ikur Shqipëria nga duart për shkak të këtij grupi, të cilët vetëm një gjë e kryejnë shkëlqyeshëm, ta keni bindje këtë: Për hajdut nuk ua del njeri në botë.

E vetmja fjalë që ata mbajtën ishte që do vjedhin mirë, ashtu me ustallëk për së mbari, këtë punë ata e bënë. Në mënyrën se si vodhën në Unazën e Re rrëfyen që as ustallëk për të vjedhur nuk kanë. Pra, janë grabitqarë të paparë.

Qeverisja e vendit duhet të kthehet dhe ta kenë në dorë njerëz që kanë frikë në kuptimin më të mirë të fjalës nga populli i tyre, të kenë turp nga populli i tyre, të kenë siklet kur e gënjejnë popullin e tyre. Nuk kemi ndërmend më 16 shkurt të zëvendësojmë një palë kusarë me ca të tjerë. Por kushdo që do kërkojë të prekë paratë e popullit, ti përvëlohet dora me hekur të nxehtë.