Brazil/ Shembja e digës shkon në 134 numri i viktimave

442
Sigal

Bilanci i shembjes së një dige pranë një miniere në Brumadinho, në juglindje të Brazilit u përshkallëzua në 134 të vdekur dhe rreth 200 të zhdukur, njoftuan autoritetet.

Në ditën e njëmbëdhjetë të kërkimeve, forcat zjarrfikëse në shtetin e Minas Gerais saktësuan se 199 persona vijojnë të jenë ende të zhdukur dhe se 120 nga 134 trupat e gjetur janë identifikuar.

Kërkimet u ndërprenë për disa orë të dielën dhe të hënën për shkak të motit të keq, por helikopterët kanë rinisur monitorimet nga ajri të zonës pasditen e sotme.

Shumë persona u shpallën të zhdukur pas shembjes së një dige në shtetin brazilian të Minas Gerais.

Një lum i vërtetë prej balte rrodhi nga diga që i përkiste gjigantit të minierave “Vale” dhe një përgjegjës i zjarrfikësve raportoi për shumë të vdekur sipas dëshmive të banorëve, pa dhënë një bilanc të saktë.

Incidenti ndodhi në Brumadinho, një komunë me rreth 39 000 banorë që ndodhet 60 kilometra në jugperëndim të Belo Horizonte, kryeqyteti i Minas Gerais.