Rama-opozitës: 25 vite të njëjtat akuza, ndryshojnë vetëm personazhet

452
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës mbi dekorimin me medalje të disa personazheve që janë akuza për krime gjatë kohës së diktaturës. Rama u shpreh se ka kërkuar falje mbi dekorimin që i bëri ekzekutorit të At Zef Pllumbit, por ndërkohë akuzoi Berishën se ka qenë ai që e ka futur që në vitin 2005, emrin në listën e personaliteteve që duhet të nderohen. Rama theksoi se e djathta gjatë kohës që ka qëndruar në opozitë ka përdorur të njëjtën gjuhë fyese nga qeverisë, por në të kanë ndryshuar vetëm personazhet. “E njëjta këngë, por me personazhe ndryshe”, tha Rama.
Ja pjesë nga fjalimi i Rames sot në Parlament.
Refreni i këngës në 25 vjet nuk ndryshon, kënga e njëjta, thjesht ndryshojnë personazhet e këngës, dhe pasi personazhi ndryshon dilet në konferencë sëbashku me personazhin dhe thuhet kjo ishte loja, nuk ishte loja, dhe nuk është faji im që njerëzit e marrin seriozisht politikën, Sali Berisha e ka thënë këtë prapë. Dhe gjithë batërdia e falsifikimeve e shpifjeve, mbaron me shprehjen shqiptarët e marrin shumë seriozisht politikën. Dhe politika është lojë njësoj si loja e Sudes, e bunkerit, e medaljeve, e piramidave universitare, e legalizimeve të Shabanit, e vjedhjes së energjisë dhe borxheve të falura që nuk u falën kurrë. Njësoj si loja e borxheve të fshehura, njësoj si loja e madhe fatit, e njëjta lojë vazhdon prapë thjesht kanë ndryshuar personazhet, e njëjta lojë vazhdon me Saimir Tahirin, Ilir Beqjan, Damian Gjiknurin etj. Emrat janë të rastit, loja është e njëjta.

Luftohet droga, krimineli është ministri, luftohet korrupsioni, duhet hetim ndërkombëtar për ata që e luftojnë.
E sa për të mbërritur tek medalja jeni shumë vonë sepse ne e kemi marrë ndërkohë dhe vendimin edhe të gjithë punën e nevojshme jo vetëm për t’i tërhequr të gjitha medaljet që u dhanë me dekretin e Saliut me vendimet e Saliut, por edhe për të mos lejuar më që të tjerë pas nesh të bien pas nesh në të njëjtin qorrsokak. Unë kërkova ndjesë për të njëjtin faj që nuk e bëmë ne, por u takonte për shkak të detyrës ka kërkuar një ndjesë që duhet ta kishte kërkuar cdo vit, fajtori i vërtetë dhe kryefalsifikatorit në këto 25 vjet, në këto 25 vjet, sepse torturuesin e Padër Zefit dhe Sami Repishtit e futi Sali Berisha e futi në vitin 1995, dhe jo vetëm torturuesin por dhe Aranit Celën dhe Nexhmije Hoxhën që kanë gëzuar pensione të veçanta nga dora e vetë Sali Berishës dhe kjo është një e vërtetë e hidhur.
Ne u mësuam se për krimet që bën vetë kryeakuzatori dhe kryefalsifikatori akuzon të tjerët, sipas rastit, ndryshon vetëm emri por akuzat janë po ato. Ndryshojnë vetëm emrat. Ka 25 vjet që këndohen të njëjtat kauza dhe i mbajnë iso i njëjti kor, dhe për korin ndryshojnë personazhet por kënga është po ajo. Vajmedet për ju!
Sigal