Petrit Vasili: “Cili është fundi i atyre që mashtrojnë, vjedhin dhe fyejnë popullin?”

85

sh-kreu i deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka shtruar një pyetje dhe më pas i ka dhënë përgjigje duke cituar publicistin dhe shkrimitarin e njohur italian, Curzio Malaparte, i cili ka bërë një shkrim për fundin e Musolinit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili ka sjellë një fragment nga ky shkrim si përgjigje për pyetjen e ngritur, duke lënë të nënkuptohet se ky është fundit edhe për ata mashtrojnë, vjedhin dhe fyejnë popullin shqiptar.

“Cili eshte Fundi i atyre qe mashtrojne, vjedhin dhe fyejne popullin? Përgjigjen e keni të qartë dhe te pamëshirshme nga Curzio Malaparte, kur tregon për fundin e Mussolinit”,- shkruan Vasili.

Në vijim postimi i plotë:

Cili është Fundi i atyre që mashtrojnë, vjedhin dhe fyejnë popullin??

Përgjigjen e keni të qartë dhe të pamëshirshme nga Curzio Malaparte, kur tregon për fundin e Mussolinit.

Ja se çfarë thotë Malaparte:

“Ç’rëndësi kishte për mua në kishte gabuar, në kishte kryer krime të tmerrshme e idiote, në e kishte shpënë Italinë në katastrofë?

Nuk kishte rëndësi për mua as që e kishte bërë të qante time ëmë duke më burgosur e internuar.

Ajo që për mua kishte rëndësi ishte që qe një i mundur, që të gjithë e kishin mohuar, që e kishin varur si qen dhe e kishin varur për këmbësh, duke e mbuluar në pështyma e në shurrë, mes ulërimave të egra të një turme të pamasë,e cila deri pak ditë më parë e kishte duartrokitur, i kishte hedhur lule nga dritaret”.