Helmimi i nxënësve në Fier, Fuga: Ministria e Arsimit pse u lë hapësira kriminelëve që…

684
Sigal

Akademiku Artan Fuga ka reaguar lidhur me situatën e rëndë të krijuar në Fier me helmimin e 60 nxënësve në gjimnazin “Janaq Kilica”.

Teksa i revoltuar ka thënë se në këtë vend po bëhet çorbë çdo gjë, Fuga shprehet se Ministria e Arsimit nuk ka për detyrë të kërkojë dhe gjejë shkaktarin, sepse me këtë merret polici i lagjes. Sipas tij Ministria e Arsimit duhet të gjejë se përse shkolla i lë hapësirë këtyre kriminelëve në shkolla.

Reagimi i plotë:

Ore nuk mund të rri pa e thënë një fjalë.

Po shkurt fare amà se nuk kam kohë.

Me rastin e helmimit të gjimnazistëve në Fier, ministria e Arsimit as ka për detyrë siç thotë të gjejë shkaktarin as t’i kërkohet t’a gjejë atë.

Se këtu po bëhet çorbë derri çdo gjë.

Shkaktarin e gjen polici i lagjes, Ministria e Arsimit duhet të gjejë se përse shkolla i lë hapësirë këtyre kriminelëve a këtyre ngjarjeve skandaloze që duhet të bënin xhiron e planetit!

O Zot nuk po merret më vesh asgjë!

Mos kanë nisur simptomat e gripit me dhimbje koke dhe trullosje!