Përparim Spahiu: Banorët u mashtruan dhe u dhunuan barbarisht nga policia e shtetit

109

IKMT nisi  shembjen e banesave tek Astiri, ndërsa policia e shtetit ka dhunuar barbarisht banorët. Në lidhje me këtë situatën kaotike ka reaguar deputeti i LSI-së Përparim Spahiu ku shprehet se Edi Rama i mashtroi me premtimin e legalizimeve dhe se nuk do kishte shanse t’ju prishte njeri banesat.

Reagimi i plotë:

“Sot i dhunon, me gaz lotsjellës e uniformë policësh, vetëm për të çuar deri në fund.Vetëm një pushtet në ikje, i mbaruar, mund të sillet me qytetarët e vetë siç po sillet sot me banorët e Astirit!I mashtroi dhe ju mori votatat me premtimin e legalizimeve dhe se nuk do kishte shanse t’ju prishte njeri banesat.Sot i dhunon, me gaz lotsjellës e uniformë policësh, vetëm për të çuar deri në fund projektin më korruptiv denoncuar ndonjëhere në vend.”