PD: Tahiri një turp kombëtar, të jap dorëheqjen

418
Ministri i fundit i brendshëm i qeverisjes së demokratëve, Flamur Noka doli në një konferencë për mediat, ku vijoi akuzat ndaj kreut aktual të MB-së. Noka tha se Tahiri është i lidhur me bandat e trafikut dhe këtë, sipas tij, e provojnë akuzat e bëra nga një oficer i lartë i policisë, që siç vazhdoi Noka, është i vlerësuar nga partnerët për punën e tij. Varianti i deklaruar nga ministri i Brendshëm se e kishte shitur makinën nuk bind demokratët dhe se bashkë me automjetin, Tahiri u ka dhënë trafikantëve edhe lirinë e lëvizjes.
“Saimir Tahiri nuk u kishte dhënë atyre thjesht makinën; të gjithë jemi të qartë! Bashkë me makinën personale, u kishte dhënë imunitet, u kishte hapur rrugët, u kishte hapur dyert. Trafikantet me makinen e ministrit bënin ç’të donin dhe kudo ku kalonin vetëm nderoheshin nga punonjësit e policisë”, deklaroi Noka. Bashkëpunon në krim duke u dhënë makinën trafikantëve, pastaj bën deklarime të rreme kur thotë se makinën nuk e paska më në zotërim, por këtë nuk e vërteton dot, sepse po ta vërtetojë, e kap ligji tjetër i fshehjes së pasurisë dhe e evazionit fiskal. Vetë zot vetë shkop, ligj e maliq së bashku. Këtu gjendemi sot, në këtë ditë të përdhosjes së shtetit nga ai që e kemi ministër të Brendshëm”, shtoi Noka.
Sigal