Mbyllen hetimet për Genc Ferhatin

498
Prokuroria e Krimeve te Renda ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim, Genc Ferhatin, se bashku me gjashte te pandehur te tjerë, te cilët akuzohen se kane kërcënuar nje biznesmen duke i vene gjobe. Arrestimi u be pak muaj me pare, ndërsa policia thotë se grupi ku bënte pjese edhe Pajtim Serjani, drejtohej nga Genc Ferhati, i cili aktualisht po vuan dënimin ne burgun e Peqinit, i dënuar per vrasje. Sipas akuzës, Ferhati komunikonte nga qelia e burgut te Peqinit, nëpërmjet rrjeteve sociale me te dëmtuarin dhe me bashkëpunëtoret e tij. Biznesmeni i kërcënuar kishte aktivitetin ne rrugën e “Kavajës”, ndërsa pas denoncimit dhe pas verifikimeve te kryera, Prokuroria ka prere 5 urdhër-arreste për 5 anëtarë te grupit. 2 persona janë shpallur ne kërkim.
Sigal