Fier/ I burgosuri në prag të vdekjes, qytetarët kërkojnë lirimin e 22-vjeçarit

456
Një porotestë është zhvilluar sot nga banorët e fshatit Mbrostar Ura në Fier, për lirimin nga burgu të 22-vjeçarit të sëmurë rëndë. Artur Meçaj, i dënuar me 5 vjet burg për “armbajtje pa leje”, vuan nga tumori në mushkëri dhe probleme të rënda kardiake. Banorët janë solidarizuar në familjen Meçaj, duke protestuar. Familjarët kërkojnë që 22 vjeçari t’i kalojë ditët e fundit pranë të afërmve në shtëpi. E moshuara Liri Refati, gjyshja e Artur Meçajt, thotë se nipi i saj nuk është person që përbën rrezik për të tjerët, aq më pak në gjendjen e rënduar shëndetësore ku ndodhet. 70-vjeçarja paralajmëron se nëse 22-vjeçari nuk lirohet, të gjithë banorët e fshatit do bllokojnë rrugën nacionale Fier-Lushnje.
Sigal