PD nesër do bllokojë Kuvendin

559
Sikundër është paralajmëruar edhe më herët, PD nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese të mandateve të Valentina Leskajt dhe Rakip Sulit. PD i akuzon dy deputetët se kanë shfrytëzuar pozicionin e tyre për të fituar tendera publik. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, është vendosur që nesër të bllokohet sërish seanca në Kuvend, kjo deri në plotësimin e këtij kushti. PD kërkon gjithashtu ndryshimin e ligjit për dekriminalizimin me qëllim nxjerrjen nga Parlamenti të Armando Prengës, si dhe ndryshimin e ligjit për komisionet hetimore, në mënyrë që ato të mos bllokohen kur mungon shumica.
Sigal