Rexhep Osmani* / Mars, muaji i “Heroit të Kombit”, Bajram Curri

1580
Sigal

“Heroi i Popullit” Bajram Curri lindi në vitin 1862, në fshatin Krush e Madhe Kosovë, në një karro i rrethuar prej bajonetave turke, kur prindërit e tij të njohur për tradita patriotike po dërgoheshin në burgun e Prizrenit në Kosovë. Heroi i vogël, atëherë gjashtë muajt e foshnjërisë i kaloi në burgje. Bajram Curri fëmijërinë e tij e kaloi në Gjakovë, ku nuk kishte asnjë shkollë shqiptare

Po ku është vendlindja origjinale e prindërve të Bajram Currit?

Vendlindja e prindërve të Bajram Currit është fshati Koçanaj-lagjja Hukaj Tropojë. Bajram Curri që në moshën 18-vjeçare, u lidh me origjinën e prindërve të tij në Malësinë e Gjakovës. Bajram Curri luftoi përkrah Mic Sokolit, Sulejman Vokshit, e mijëra luftëtarëve të tjerë për mbrojtjen e tokave shqiptare të PLavës dhe të Gucisë si trim dhe hero. Bajram Curri në konflikt me sulltanin në vitin 1892 tërhiqet në vend-fshatin e tij, Malësia e Gjakovës-Tropojë, ku formoi një çetë luftëtarësh, duke luftuar kundra Mustafa Pashës-turkut. Në Malësinë e Gjakovës (Tropojë), ku jetoi dhe kush e mbajti, kush e strehoi, kush e ruajti, kush ishin ata që e shoqëruan?

-Bajram Currin e mbajtën dy familje në fshatin Margegaj, e mbajti familja e patriotit Shpend Bali, ku prej aty u fillua edhe Revolucioni Demokratik i vitit 1924, në qershor.
Familja e Ali Niman Osmanit e fshatit Margegaj, ku në katin e tretë të kësaj shtëpie Bajram Curri kishte dhomën e tij personale 2 me 2, ku edhe sot e kësaj dite i thonë dhoma e Begut, aty ku ai bënte kafetë dhe flinte. Në dhomë të Bajram Currit, të shtëpisë Ali Ninamit, gjatë P.P.SH, i kemi dhënë kësaj shtëpie, një titull nderi për patriotizëm revolucionar një pllakë, me shkrimin: Këtu jetoi dhe drejtoi “Heroi i Popullit”,Bajram Curri

Nga e majta, bashkëshortja e B. Currit, Dervishja ose “Ajkuna”, siç e quante ai dhe bijat e tij, Hajria e Feridja (Montazh me fotografi, nga M.Gecaj)
-Në këtë shtëpi gjatë luftës NÇL, Brigada e 25 S ka kryer luftime në Rrethin e Tropojës. Shtypshkronja partizane ka qëndruar ilegalisht, në këtë shtëpi në dhomën e vogël të Bregut. 

-Nga kjo familje ka qenë partizan i Brigadës 25 S, edhe djali 18-vjeçar Hysen Maxhun Osmanaj.
Bajram Currin e mbajti gjithë Shqipëria, e mbajti Kosova, por e mbajti më shumë Malësia e Gjakovës.
-Në fshatin Kaçaj, Bajram Curri jetoi, punoi dhe drejtoi popullin 100 %.
Në betejat e mëdha për çlirimin e kombit shqiptar nga zgjedha Xhon Turke e Regjimit Zogolljan.
-Kush është familja e fshatit Kaconaj, që mbajti B. Currin?

Ajo është shtëpia e Hoxhë Dollapit, e vetmja familje në Rrethin e Tropojës që mbajti gjithë rilindasit e kohës me vite të tëra. Aty ndenjën, fjetën e hëngrën mirë apo keq, por fryn dashurinë ruajtje e respekt pati kjo familje.
-Në shtëpi qëndruan gjithë heronjtë e rilindjes së Kosovës: Hasan Prishtina, Isa Boletini, Asim Vokshi, Imer Prizreni e Bajram Curri etj.
-Kudo që ka ndenjur, jetuar e strehuar me periudha të shkurta apo të gjata populli i Malësisë së Tropojës ka kontribute në mbajtjen e heroit me të gjitha nevojat që ka pasur deri edhe në shoqërime e përcjellje në vend-strehime e sigurime për jetën.

Kush e ruajti si trim dragoin e Dragobisë?

Bajram Currin e mbajti trimëria dhe bujaria e gjithë fshatit të Dragobisë e konkretisht shtëpia e Tan Alis dhe Dul Alis, aty jetoi e hëngri bukën e gjithë Dragobisë. Duke e ruajtur me pushkë e barot, siç bëjnë trimat për trimin. B. Currin e ruajti edhe shpella e Dragobisë me trimat e Mulosmanëve.
-Në 29 mars 1925 vritet Heroi i Popullit B. Curri. B. Curri e vrau regjimi i Ahmet Zogut me në krye Xhandarin Kadri Mehmeti, me 29 mars 1925 tek shpella e Dragobisë
– “Kur Bajram Curri e pa veten të rrethuar nga xhandarët nxori alltin Nagantim e i ra veti. Kur i dolën gishtat para e i thanë dhe B. Begu a po lidhesh apo don me vdekë? B.Curri ju përgjigj xhandarëve me këto fjalë….”
-Nuk më ka lidhur as krajl as mbret e jo po më lidh Kadri Mehmeti. Në këtë moment për të mos ju dorëzuar xhandarmërisë Zgiste B.Curri nxori alltin (revolen) e i ra vetit
-Siç e thatë edhe (Kënga dhe Poema) çka kallato që po drishet B.Curri i gjallë s’po lidhet.
-Kush ishin trimat që e shoqëronin gjatë gjithë jetës në shi e në dëborë B. Curri? Ata ishin:
1. Shefqet Draga
2. Met Veseli
3.Qerim Balia
4. Isuf Rexha
Ish-komuna e Margegaj në 29 mars, në bashkëpunim me Kryesinë e Veteraneve të Rrethit Tropojë kanë organizuar popullin dhe kemi dal tek lapidari në Valbonë pas kullote, ku është ura Bajram Curri dhe me këngë e valle e kemi përkujtuar rënien e heroit, së bashku me shkollat e Valbonës e të Dragobisë. Edhe këtë vit do të organizojmë për kujtimin e heroit tone B. Curri më 29 mars 2016.

Zona e ish-komunës Margegaj ka 3 Heronj Populli B.Curri, Ram Sadin e Haxhi Zek Byberin. Lavdi paçin!

Dje ( 29 mars 2016)u mbushen 91 vjet nga vdekja e “Heroit të Popullit”, Bajram Curri, i cili ishte udhëheqës popullor, ushtarak, Senator i Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë. Shumë bashkatdhetar e përkujtuan këtë figurë të madhe të kombit shqiptar, duke u përulur tek busti i tij në Bajram Curri, Tropojë. Në këtë përvjetor të 91, të vdekjes së tij mori pjesë edhe nënprefekti, ku u zhvilluan disa veprimtari në nder të tij. Është e çuditshme heshtja për të, në këtë 91-vjetor, por më shumë harresa e përcjellë për këtë personalitet të madh. Në 91-vjetorin e vdekjes së Heroit, Bajram Curri nuk u kujtua nga figurat politike. Por, sado vite që të kalojnë, brez pas brezi, do të nderohet e kujtohet biri i paharruar i Kosovës dhe i mbarë Shqipërisë, “Heroi i Popullit” Bajram Curri. Sepse, ashtu si shumë atdhetarë e luftëtarë tjerë tanë trima, jetën e shkriu për lirinë, pavarësinë dhe përparimin e mbarë trojeve tona amtare.

*N/ Kryetar i Organizatës së Veteranëve
Zona Margegaj