PD, Alibeaj: 2 tonë drogë në 3 ditë kapen në Greqi e Itali, por Rama sërish e mohon

447

Enkeleid Alibeaj për sasinë e madhe të drogës
shqiptare që po alarmon Europën

 


tre ditët e fundit, 2 tonë drogë ka kaluar nga kufinjtë tanë për në Greqi dhe
në Itali. 

1
ton në Greqi, dhe 1 ton drogë në Itali, dhe këtu bëhet fjalë për sasinë e kapur
nga policia.

Kur
raporti është; në 10 ngarkesa, policia fqinje arrin të ndalë vetëm njërën,
përfytyroni sa drogë shqiptare ka kaluar këto ditë në Greqi dhe në Itali.

Ndërkohë
Edi Rama e mohon, thotë se nuk ka drogë, nuk kemi problem me drogën, edhe pse
mbarë Europa është e shqetësuar, media italiane, greke, gjermane dhe BBC japin
alarmin për hashashin shqiptar që po mbulon vendet e tyre.

Droga
dhe përfshirja e qeverisë në këtë biznes kriminal, është një realitet i
frikshëm, që po inkriminon shoqërinë, po pushton rininë e shkollat, po
shkatërron imazhin e vendit tonë, dhe është një prej mureve që po pengon
integrimin europian të vendit.

Vetëm
një njeri ende nuk e kupton këtë gjendje të rëndë. 

Ky
është Edi Rama, i cili duke e mohuar drogën po vetëshpallet si kumbari i saj.

 

Sigal