Partitë e vogla parlamentare, platformë me 7 kërkesa për zgjedhje të lira e të besueshme

487
Sigal

Reforma Zgjedhore nuk duhet trajtuar si lutje për të bërë disa ndryshime formale e pa ndikim

Në partinë parlamentare nënshkruese të këtij dokumenti, duke konsideruar se zhvillimi i zgjedhjeve të radhës për Kuvendin e Shqipërisë në përputhje me standardet e OSBE së dhe të Këshillit të Europës janë domosdoshmëri dhe kusht i patjetërsueshëm politik për garantimin e demokracisë dhe integrimin evropian të Shqipërisë duke shprehur shqetësimin e thellë për përkeqësimin e standardeve të zgjedhjeve të konstatuara nga Raporti Përfundimtar i OSBE/ODIHR për vitin 2015 ku nënvizohet ndër të tjera shkelja e standardeve themelore të OSBE si liria e votës, barazia në kandidim dhe ndarja e shtetit nga partia, me pasoja jo vetëm mbi standardin e procesit zgjedhor, por dhe në besueshmërinë dhe legjitimitetin e organeve të zgjedhura, duke konsideruar si rrezikun më të madh dhe kryesor për procesin dhe standardet e zgjedhjeve të vitit 2017 fenomenin e shit blerjes së votës dhe korrupsionin zgjedhor, përfshirë korruptimin e komisionerëve zgjedhorë, me para kriminale që burojnë nga niveli i paprecedent i narkotrafikut dhe korrupsioni galopant me tenderë dhe koncesione publike, si dhe bërja palë e policisë së shtetit në këto fenomene dhe mosndëshkimi penal i tyre, duke konstatuar se në mënyrë të paprecedentë procesi i reformës zgjedhore është zvarritur për të bërë të pamundur sigurimin e standardeve ndërkombëtare ku mbeten vetëm 5 muaj nga data e dekretuar e zgjedhjeve, duke konsideruar se një reformim pjesor i Kodit Zgjedhor që nuk garanton përmirësim të plotë të standardeve zgjedhore është një farsë dhe joefektiv
Parashtrojmë kushtet e mëposhtme:

1. Realizimi i (1) identifikimi biometrik të zgjedhjeve dhe (2) votimi elektronik (3) numërimin elektronik të votave nëpërmjet një sistemi të aplikuar në shkallë vendi që integron në një proces të tre komponentët e mësipërm.
2. Dekriminalizimin e procesit zgjedhor nëpërmjet zbatimit me intensitet, shpejtësi dhe forcë të ligjit 138/2015 për dekriminalizimin, dekriminalizimin e kandidatëve për zgjedhjet e radhës, dekriminalizimin e strukturave të fushatës zgjedhore të partive, largimin e bandave dhe elementëve kriminal nga procesi zgjedhor, fushata dhe veçanërisht prania e tyre ditën e zgjedhjeve
3. Duhet të ulet kostoja e fushatës zgjedhore në mënyrë drastike, të behët transparencë efikase të shpenzimeve dhe burimeve financiare, të forcohen ndalimet për financim dhe të forcohen penalitetet përfshirë ato në Kod Penal përfshirë kategorizimin e shit blerjes së votës në krim të rëndë
4. Të ndalohet rreptësisht përdorimi i burimeve njerëzore të administratës publike në fushatë si dhe të ndalohet rreptësisht përdorimi i burimeve materiale të administratës publike
5. Garantimi i aksesit të drejtë në media dhe mbulimi mediatik si dhe reduktim dhe normim i hapësirës publicitare në fushatë zgjedhore, me qëllim sigurimin e një fushate të drejtë
Në partinë parlamentare nënshkruese të këtij memorandiumi, konsiderojmë se përmbushja e kushteve të mësipërme është një minimum i domosdoshëm dhe i pakapërcyeshëm për një poçes zgjedhor të lirë, të ndershëm, të besueshëm dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Një poçes reforme duhet patjetër të zgjedhë çështjet e mësipërme për të qenë efektiv dhe i besueshëm. Mospërputhja e tyre është garanci që zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë zgjedhjet që presin shqiptarët dhe që hapin rrugën e integrimit evropian por janë vetëm votime të manipuluara që nuk pasqyrojnë vullnetin e shqiptarëve. Në këtë kuadër, kërkojmë shumicës qeverisëse si mbajtësja e përgjegjësisë kryesore si dhe çdo faktori tjetër politik dhe shtetëror të tregojnë vullnetin e mirë politik për sigurimin e standardeve zgjedhore nëpërmjet mbështetjes publike të kushteve të mësipërme dhe kontributit për realizimin e tyre.