KQZ, përcaktoi strukturën, selitë dhe specifikimet e procesit të votimeve

429
Sigal

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet për caktimin e njësive administrative ku do të krijohen selitë e KZAZ-ve, për caktimin e masës së shpërblimit për anëtarët e KZAZ-ve, KQV-ve dhe anëtarëve të grupeve të numërimit të votave, për miratimin i modelit dhe specifikimeve teknike të fletëve të votimit, për përdorimin e kamerave regjistruese dhe monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në Vendin e Numërimit të Votave, për miratimin e modeleve të disa materialeve zgjedhore (kutia e votimit, kutia e materialeve zgjedhore, vulat e KZAZ-së, KQV-së, dhe vula rezervë, kodet e sigurisë, dhoma e fshehtësisë, llojin dhe specifikimet e bojës timbruese të zgjedhësve,) që do të përdoren për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18 qershor 2017.