Luçiano Boçi fton Bashën: Futu në garën për kryetar të PD dhe sfidoje Berishën

Deputeti i PD, Luçiano Boçi fton Lulzim Bashën që të bëhet pjesë e zgjedhjeve për kryetar të PD. 

Boçi shprehet se rizgjedhja e Bashës në 13 qershor ishte hipokrite dhe antistatutore, prandaj demokratëve duhet t’u jepet mundësia që të votëbesojnë lidershipin e tyre.

Sigal

Basha është i avantazhuar, thotë Boçi, duke shtuar ish-kryetari i PD nuk duhet të artikulojë më teza të tipit pro apo kundër amerikanëve, por të bëhet pjesë e garës.

“Ka krizë besimi ndaj lidershipit, dhe humbja e shpresës së me këtë drejtim do kishim sukses, ai të pranojë garën, të paraqitet si kandidat, baza e çdo shoqërie demokratike, sa më shumë të vonohet votëbesimi aq më shumë humbet mundësinë të konfirmohet, se kalohet në sjellje jo komode, edhe pozicionimet që janë sot që kanë shumë emocionalitet, nuk zgjidhet me një fjalë hajt pajtohemi, të ketë një garë për kryetar. Komisioni i Rithememit kërkojnë një proces zgjedhor, nga përplasja e dy të mëdhenjve mund të fitojë një i tretë, nuk mund të ecësh përpara me shabllone “pro apo kundër amerikanë”. Në i dimë pozicionet, PD është pro amerikane, është shpallur Non Grata e ka ndarë këtë çështje me reformimin e Partisë dhe le t’i dalë Zot“, tha ai.

“Unë në një garë mezi do të prisja që të kisha një kundërshtarë që është Non Grata dhe në fund do të jetë anëtarësia ai që do të votojë, kur kundërshtari e ka këtë të metë, kur është pakicë, prano garën, ky është rasti për ta tejkaluar Berishën, shfrytëzoje që Berisha është Non Grata”, u shpreh deputeti demokrat.

“Gara ka qenë anti statutore se u bë jo brenda afateve të caktuara, po pse ajo garë u pranua? Opozita kërkon qeverisë që të rivotohet sërish, pra është vota që kërkon që të vendosë balanca, ai pranoi një zgjedhje statutore, se i bluante kundërshtarët, se kandidatëve nuk iu dha lista, pengoheshin nga kryetarët e degëve, ishte garë hipokrite, ajo ishte një garë antistatutore dhe e pranoi, po statusoren pse nuk e pranin, se i hante kundërshtarët, është thelluar kriza e mos besimit.

Le të merren vesh të dy, se kanë qenë bashkë, nuk mendoj se PD do përcahet dhe do të ndahet në 2 pjesë”, tha më tej Boçi.