Nuk do të përmenden më emrat “Çamëri” dhe “Vorio Epir”

616
Sigal

Mediat greke: Marrëveshja e re Greqi – Shqipëri

Gazeta e përditshme greke, TA NEA, nën titullin: “Ekskluzive – bomba: Barasvlerësojnë Vorio Epirin me Çamërinë” shkruan, se në marrëveshjen që po përfundon midis Greqisë e Shqipërisë pala greke ka vënë shenjë e barazimit midis VorioEpirot dhe Çamërisë. Një marrëveshje Greqi –Shqipëri, ku të dyja palët do të shmangin të përdorin emërtimet gjeografike, të cilat kanë shkaktuar midis dy shteteve tensione politike dhe nacionale, – informojnë burimet diplomatike nga Tirana, do të braktiset përdorimi i emërtimit “Vorio Epir” nga ana greke, por edhe nga ana shqiptare nuk do të përdoret më emërtimi “Çamëri”. Pala greke është zotuar që të japë të gjithë pasurinë për shtetasit shqiptarë, të cilët janë sekuestruar nga Ligji i Luftës midis Greqisë dhe Shqipërisë në 1940-1941, sidomos në Janinë, Selanik dhe në disa zona të Thesalisë (Larisa, Volos), të cilat janë deri tani në përdorim të grekëve, por do t’u kthehen pronarëve shqiptarë.